E Diel, 1 Nëntor 2026

Maldini shembulli i kapitenit Raul Gonzales

Madrid (Start)- Kapiteni legjendar i Realit të Madridit, Raul Gonzales, ka deklaruar se shembulli i tij është kapiteni i Milanit, Paolo Maldin. Rauli ka publikuar për “La Gazetta dello Sport” disa nga ëndërrat e tij të fëmijërisë.

“Jam rritur me Baxhon, ndërsa tani Maldini është shembulli im. Kur Maldini ngrinte lart Kupën e Kampioneve, unë isha ende fëmi. Ai është një pikë referimi për të gjithë, për seriozitetin, profesionalizmin, dhe sjelljen në fushë”.

Gjatë intervistës kapiteni ka folur edhe për ish-yllin e futbollit botëror, Roberto Baxhon. “Kur ai luante dëfrehesha me të. Kur e kam njohur nga afër kam zbuluar një person me shumë vlera, diçka më e rëndësishme se ajo që jepte në fushë”, deklaron spanjolli.

Raul flet edhe për ëndërrën e fëmijërisë: “Kur isha i vogël, në fantazitë e mia, mendoja se një ditë, kur të bëhesha futbollist të luaja me Milanin”.

Kapiteni i Realit ka pohuar gjithashtu kërkesat nga disa klube të tjera, por është shprehur se do të qëndrojë tek Reali deri në Fund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›