E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Bogdani dhe Rosela, pas altarit nisen për muaj mjalti në Amerikë



Sulmuesi i Kombëtares kuqezi Erion Bogdani pasi ka celebruar me martesë lidhjen me bukuroshen italiane, Rossella Ariodante, të dielën e kaluar, janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shijuar muajin e mjaltit. Mediat italiane e komentuan si një dasmë përrallore në Napoli, atë të futbollistit me famë me modelen nga Salerno të diplomuar si juriste, Rossella Ariodante. Ata u ngjitën në altar me veshje të krijuara nga stilisti Gianni Molaro, dhe dëshmitar i dhëndrit në kishën Sant’Anna ishte lojtari i Napolit, Leandro Rinaudo. Nga Shqipëria në Napoli janë ulur me një avion privat të gjithë të afërmit dhe miqtë e Bogdanit, që morën pjesë në dasmën e organizuar në vilën “Rocca Matilde” të Napolit. Erioni dhe Rossella u njohën pesë vite më parë në periudhën kur futbollisti aktivizohej në radhët e Salernitanës, dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë asnjëherë. Dasma e tij ka qenë lajmi më i bukur për rubrikat gossip të shtypi italian, sidomos për sa i përket madhështisë së ceremonisë siç do ta kishin ëndërruar të gjithë. Në faqet e shtypit italian janë përmendur detaje të tilla si rreth; 70 dhomat e hotelit që dhëndri kishte prenotuar për shokët e skuadrës së Kievos dhe 100 persona nga Shqipëria që fluturuan me avion privat. Për sa i përket restorantit luksoz “Villa Roça Matilde në Napoli u aludua se kostoja e darkës me 250 të ftuar shkoi 39 mijë euro në total, pa llogaritur pagesën e hotelit dhe të tjera shpenzime. Ndërkohë direkt pas ceremonisë së martesës që bëri shumë bujë, çifti ka vendosur ta lërë Italinë për të gjetur qetësinë dhe për të shijuar ditët e para të martesës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›