Arta Bajrami katër muaj shtatzënë xhiron klip më kërcime spektakolare
Këngëtarja e njohur kosovare ka qenë këto ditë në Tiranë për të xhiruar klipin e saj të verës, ndërsa ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë. Klipi i ri, një produksion i “Max Production”, do të dalë shumë shpejt në transmetim televiziv, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë të shohin format e ndryshuara të këngëtares, nga kjo shtatëzani e parë. Interesante në këtë klip është se pavarësisht barkut të zmadhuar që i bie lehtësisht në sy, ajo nuk ka ndryshuar asgjë nga stili i saj ekstravagant dhe perfomancat me kërcime spektakolare. Mesa duket bëhet fjalë për një shtatzëni të qetë dhe pa probleme të këngëtares, pasi ajo ka vazhduar axhendën e koncerteve duke mos u shkëputur nga intensiteti i përhershëm i daljes në skenë për asnjë moment. Ende nuk dihet nëse bebi që ajo pret do të jetë një vajzë apo djalë. Gjithsesi, Arta është duke e shijuar këtë moment të veçantë të jetës së saj pas martesës me Xhimi Sekiraqën, biznesmenin kosovar që jeton në Gjermani. Ata ligjëruan lidhjen e tyre me një ceremoni të thjeshtë verën e kaluar, në praninë e dy familjeve Bajrami dhe Sekiraqa. Ceremonia martesore u cilësua nga shumë media si martesë në fshehtësi të plotë, ndërkohë që vetë këngëtarja pohoi se ishte një martesë me një rreth të ngushtë miqsh, pasi angazhimet e shumta me koncerte nuk i dhanë mundësinë të organizonte ceremoni madhështore. Ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim Artën gjithmonë bionde, në këtë ceremoni ajo u shfaq me flokë të zeza.