Leonora Jakupi kushton shumë
Një fustan i shtrenjtë, i punuar nga kreatori Valdrin Sahiti, bëri që të shkëlqejë në natën e “Video Fest” silueta e këngëtares Leonora Jakupi. Gjatë hyrjes në sallën ku mbahej manifestimi, e shoqëruar nga e ëma Feridja, këngëtarja kishte problem gjatë ngjitjes nëpër shkallë. Si ndihmë këtë rast si gjithmonë i doli e ëma, e cila përcolli vajzën e saj gjatë gjithë spektaklit që nga hyrja deri në përfundim.