E Diel, 1 Nëntor 2026

Plaket Gili apo defekt grimi?



Vitet kalojnë, gjeneratat ndryshojnë, ndërsa estrada jonë ka filluar të rifreskohet! Një ndryshim i madh gjatë viteve të fundit po përjeton edhe këngëtarja e madhe kosovare, Gili. Një bashkëshorte e mirë, një nënë për të pasur zili, dhe një këngëtare që gjithmonë në estradën kosovare ka sjellur këngë të mirëfillta. Ajo që vihet re kohëve fundit tek Gili, janë rrudhat në fytyrë të saj? Ndoshta është e vetmja femër e estradës që asnjëherë nuk ka pasur ndërhyrje artificiale në fytyrë apo trup, përkundër kolegeve të nivelit të saj që gjithmonë duken freskëta dhe të reja. Herën e fundit që është paraqitur tek gjysmë finalja e festivalit “çelësi Muzikor 2010”, të mbajtur në diskotekën “Rinora4”, ku Gili është fotografuar me këtë pamje? Ndoshta fajet i ka pasur edhe grimeri apo jo…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›