E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbri tani del me Rezartën



Aq shumë është përfolur kohët e fundit për flirtet e tij me femrat, sa i duhet kohë të marrë pak veten dhe të mendojë më qetë për një lidhje të konsoliduar. Dhe derisa të bindet për femrën e duhur me të cilën mund të krijojë lidhje serioze, fituesi i “Big Brother 1” Arbër çepani ka vendosur më mirë të argëtohet në shoqërinë e miqve të rinj. Ka vendosur kështu ndërkohë t’u thotë “stop” shoqërimeve dhe aventurave intime me personazhe nga “Big Brother”. Si një frekuentues i rregullt i jetës së natës ai është parë së fundi gjithnjë e më shumë në shoqërinë e këngëtareve, modeleve apo artistëve të ndryshëm. Një nga mikeshat me të cilat Arbri argëtohet në pub-et e njohura të kryeqytetit në fundjavë është këngëtarja Rezarta Shkurta. Duket se u shkon muhabeti të dyve pasi dalin së bashku në një rreth shoqëror të ngushtë. 23-vjeçari, i cili bëri për vete publikun dy vite më parë ka shijuar shumë flirte kohët e fundit. Pasi i dha fund lidhjes pesë vjeçare me italianen Madalena, Arbri u lidh me Pamelën e BB3, një histori e shkurtër që zgjati vetëm pak javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›