E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj e rifreskoi forumin eurosocialist duke u dhënë siglën e homoseksualëve

23-01-2012 / Gazeta 55

Slogani i Erion Veliajt në 20 vjetorin e Forumit Eurosocialist, është kopjuar nga revista e gay-ve RE:FRESH, revistë e Britanisë së Madhe, vend ku Erion Veliaj ka qëndruar disa vite e ku thotë se ka ndjekur edhe disa kurse studimi

Një javë më parë Forumi Rinor Socialist organizoi një aktivitet “madhështor” për 20 vjetorin e themelimit. Festimet e këtij përvjetori erdhën këtë vit me një skenografi të re, të ideuar nga kërkuar me ngulm nga insistuesi i përhershëm, Erion Veliaj, sekretari për rininë në PS.
Logoja e këtij aktiviteti të zhvilluar pak ditë më parë në Pallatin e Kongreseve, ishte Re-FRESSH, që sipas Veliajt ishte “Një re:fressh, një rifreskim i të gjitha ideve tona dhe që vjen si një zgjidhje për Shqipërinë”, tha Veliaj. Por nxjerrja në tregun politik të këtij slogani, ngjalli kureshtjen e shumë të rinjve, të cilët duke kërkuar në internet zbuluan se Re-FRESSH është emri i një reviste homoseksualësh në Britaninë e Madhe.
Në blogjet e internetit shkruhet: Menjëherë pas aktivitetit madhështor të forumit socialist rinor, FRESSH, kërkuam në Google fotografi nga 20 vjetori i themelimit. Shkruam fjalën kyçe “re:fresh slogan që e përdorën socialistët gjatë aktivitetit dhe u habitëm. Në vend që të dilnin të rinjtë e të rejat socialistë, shfaqeshin një pas një burra të zhveshur, joshës, gay. Refresh është titulli i një revistë për homoseksualë në Britaninë e Madhe ndaj me të kërkuar me këtë fjalë kyçe dilnin kopertinat e revistës. Më pas e zgjidhëm ndryshe. Shkruajtëm vetëm FRESSH dhe gjetëm atë që donim”.
Siç shihet, kjo revistë është një tribunë e personave me prirje të theksuara homoseksuale, të cilët i shohin faqet e saj si mediumin për të kënaqur dhe reklamuar shijet e tyre.
Ndërsa përdoruesit e blogjeve shqiptare mendojnë se Veliaj mund të jetë frymëzuar për logon e forumit socialist, pikërisht nga kjo revistë, nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo Veliaj është lexues i rregullt i kësaj reviste.
Sidoqoftë, edhe një herë tjetër, pas kartolinës ku shfaqej një femër nudo, Rama ka gjetur togfjalëshin për t’iu dhuruar shqiptarëve edhe meshkuj nudo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›