Erion Veliaj i gllabëron përfundimisht Saimir Tahirit FRESSH-in, ai s’u pa dje asgjëkund

Pas emërimit të komanduar në krye të PS-së për Tiranën, kombinatsi Saimir Tahiri s’dinte nga të hidhej nga gëzimi i madh dhe ëndërrimet se karriera e tij e suksesshme politike, sapo kishte nisur. U angazhua lart e poshtë në mediat e (pa) varura nga PS; u turpërua në disa emisione televizive; mori dhe disa shuplaka për hir të rritjes së karrierës politike dhe në përfundim ngeli me gisht në gojë. I ishte premtuar dorë e lirë në riorganizimin e forumit rinor, por Saimir Tahiri ka zbuluar besë-prerjet e Edi Ramës me përjashtimin pa asnjë shpjegim nga çfarëdolloj aksioni për 20-vjetorin e organizatës që ka prodhuar politikanët e rinj të së majtës. Gjithçka ishte në dorë të Erion Veliajt dhe mercenarëve të importuar nga Mjaft-i, të filtruar përmes G99-ës dhe të sistemuar në strukturat më të larta vendimmarrëse të PS. Saimir Tahiri s’dukej në asnjë cep në Pallatin e Kongreseve. Konventa u zhvillua pa të. Dhe ky është mesazhi më i qartë se, roli i tij në PS s’është më ai i mëparshmi kur Ramës i duhej për të prishur takimet e Malajt dhe Harasanit në Kombinat; incidentit të pritshëm te Akademia e Arteve (prezantimi i platformës nga Malaj; dështoi); dhe deri te shuplakat në bulevard, midis Ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.
...