E Diel, 1 Nëntor 2026

Pandeli Majko siluron Edvinin: “PS duhet të ketë kujdes nga trashëgimia komuniste dhe trashëgimtarët e frymës së vjetër”

16-01-2012 / Gazeta 55

Edi Rama censuroi letrën përshëndetëse të ish-kryetarit të eurosocialistëve

“Ri-instalimi i nomeklaturës dhe kapja e pushtetit partiak nga pinjollët e brezit të dytë të diktaturës enveriste”, ka qenë shqetësimi më i madh për ish themeluesin e FRESSH, Pandeli Majko. Vetë z.Majko e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në Konventën për 20 vjetorin e themelimit të FRESSH, kjo falë zgjuarsisë së Ramës i cili i ka premtuar, por jo garantuar, postin e zëvendësit të Ban Ki Moon, në OKB. Duke përfituar nga mungesa e Pandeli Majkos, më i mundshmi që mund të përcillte një mesazh shpresëdhënës dhe falënderues për themeluesit dhe ish drejtuesit e forumit gjatë 20 viteve, kabineti i kryesocialistit Rama është kujdesur që fjalimin – përshëndetës të z.Majko ta censurojë në maksimum. Pjesa më pikante ka qenë thirrja dëshpëruese e deputetit në largim, se PS-së i kanoset një rrezik i madh, njësoj siç mendjet e ndritura në ’45-ën paralajmëruan rrezikshmërinë e komunistëve, nëse vinin në pushtet me mbështetjen e sovjetikëve dhe jugosllavëve. As më shumë e as më pak, në mesazhin e tij z.Majko i bën thirrje socialistëve që të tregojnë kujdes, sepse sipas tij, PS-së i kanoset rreziku i ndikimit të trashëgimtarëve të regjimit komunist si dhe atyre që militojnë aktualisht në PS, por janë me prapavijë të zezë diktatoriale. Fjalimi i Majkos, i cili u lexua nga korrieri i Ramës, në asnjë paragraf të tij nuk kishte pjesën e apelit të deputetit socialist. Pamundësia e Pandeli Majkos, kjo për shkaqe të qëllimshme, për të qenë vetë i pranishëm në Konventën e FRESSH, bën që censura të mos lejojë shpërndarjen e mesazhit, mesazhit që është kryekëput një kambanë alarmi se PS po bie në duar të këqija... Fjalia se, “PS duhet të ketë kujdes nga trashëgimia komuniste dhe trashëgimtarët e frymës së vjetër”, duhet të ngujohet në trurin e çdo socialisti të thjeshtë, me qëllim që nesër të mos jetë vonë, për të korrigjuar gabimet e së kaluarës...Gabimi i ’45-ës është i fortifikuar në kujtesën e shqiptarëve!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›