Erioni: Uroj që Bertina të mos jetë keqkuptuar
Pas spektaklit të madh të “Big Brother” në “Top Channel”, banorët kanë vijuar me të përditshmet e tyre. Kësaj here ka qenë buxheti i reduktuar, si pasojë e humbjes së provës së javës, që i ka shtyrë të debatojnë mes njëri-tjetrit.
Komente mbi Bertinën dhe klipin e ErionitErioni bisedon me Oltën për klipin që panë të dy, pasi ai nuk është i qartë se çfarë ka ndodhur. Olta i tregon me pak fjalë dyshimet e Bertinës për klipin dhe i tregon se ai u thirr që të pohonte nëse ishin fjalët e tija apo jo. Olta i tregon gjithashtu se Bertina e kishte akuzuar se ajo me Erionin ishin puthur në buzë. Erioni habitet, por ajo ia kthen duke ironizuar fjalët e Bertinës se këtë gjë e di vetëm Bertina, ndërsa ata të dy nuk e dinë që paska ndodhur. Me ta bashkohen edhe të tjerët e kështu vazhdojnë të bisedojnë për klipin dhe fjalët që ka thënë Erioni. Ai u sqaron banorëve se ishte shprehur se nëse do futej sërish në BB, nuk do krijonte më lidhje, pasi nuk ka pasur atë lirshmërinë që ka dashur, ndërsa për Adën, ai sqaron se ka thënë se do donte të kishte afrimitet me të në kontekstin shoqëror, gjithnjë nëse do futej sërish në BB. Erioni tregon se kjo nuk do të thotë se kur të dalë nuk do të ketë më të bëjë me Bertinën, përkundrazi mund ta vazhdojnë lidhjen, nëse do funksionojë, por për kohën brenda shtëpisë, ai thotë përsëri se e pa veten shumë të mbyllur e nuk diti të menaxhojë lidhjen dhe shoqërinë me banorët e tjerë. Banorët komentojnë sjelljen e Bertinës jashtë, duke u nisur nga kjo ngjarje. Klodi mendon se çdo gjë varet nga mënyra se si është komentuar në studio klipi, por Olta mendon se varet se si e ka kuptuar Bertina atë. Domenika mendon se e gjitha është e lidhur me mënyrën se si e ka thënë Erioni. Olta me Domenikën vazhdojnë që të bisedojnë vetëm për diskutimin me Bertinën gjatë spektaklit dhe ndërsa Olta i tregon, të dyja mendojnë se këto janë veç imagjinatë e saj. Olta shprehet se Bertina ka dashur që të hedhë baltë mbi të, por duke diskutuar me Domin, shton se i vjen keq për Bertinën që po sillet kështu, duke thënë gjëra të paqena. Në të njëjtën kohë, edhe Erioni i tregon Mirit aq sa di nga kjo ngjarje që ia tregoi Olta. Miri e këshillon që të mos i marrë për të mirëqena të gjitha ato që i tha Olta, ndërsa ai shprehet se Bertina vazhdon ende me dyshime e xhelozi edhe jashtë. Erioni uron që Bertina të mos jetë keqkuptuar me fjalët e tij në klip dhe i sqaron Mirit kuptimin e tyre.
Hakiu: Më shqetëson nominimiManal dhe Hakiu flasin për nominimin, pasi të dy janë përsëri në nominim. Hakiu duket i mërzitur dhe kjo gjë vihet re prej Manalit. Ai i thotë se gjithnjë e ka pasur të vështirë këtë moment dhe sado që përpiqet që t’i duket normale, sërish e mundon. Sipas tij, fakti që banorët e tjerë e kanë nominuar e bën të ndihet keq. Ai është në dyshim për arsyet që mund të thonë banorët kur e nominojnë atë, sa reale mund të jenë ato, por shton se e ndien edhe vetë se diku po çalon.
Miqësia dhe simpatia mes banorëveErioni dhe Klodi diskutojnë vendimet e publikut për nxjerrjen e banorëve nga loja. Erioni mendon se publiku nuk gabon asnjëherë në zgjedhjen e vet, pasi çdokush ka mundësinë që të tregojë veten se cili është. Ata diskutojnë se në shtëpi ka pasur persona që kanë qenë më të sigurt se sa duhet në vetvete, deri në teprim, gjë që nuk është pozitive në këtë lojë. Sipas tij, në fund ngelen gjithnjë ata që e meritojnë të jenë në lojë. Duke folur për finalen, Klodi shprehet se ka menduar që në finale do jenë tre vajza dhe dy djem, ndërsa Erioni e mendon finalistin e këtij edicioni një nga vajzat. Në të njëjtën kohë, në kopsht, Miri, Manali dhe Hakiu vazhdojnë bisedën për daljen e Edit, duke përsëritur mendimet e tyre se ai duhej të kishte bërë më shumë për të ndenjur në shtëpi, sado që ata u përpoqën që t’ia bënin të qartë këtë gjë. Më pas, Miri diskuton për surprizën me Rezartën dhe fotot që i treguan. Ai mendon se ato nuk kishin asgjë të keqe dhe se i pëlqen që Rezarta po argëtohet. Miri tregon se beson shumë te Rezi dhe te ndjenjat e saja për të dhe ndaj ka besim tek ajo.
Mendimet e Hakiut për banorëtHakiu debaton me Mandin, pasi ky i fundit nuk e pranon që ai t’i thotë shprehjen “djalosh”. Hakiu justifikohet se ia thotë të gjithë atyre që i konsideron të afërt, që i do dhe i respekton e këtë ua thotë pa të keq. Mandi nuk e toleron që ai ta përdorë këtë shprehje, edhe për shkak të moshës së afërt me të. Hakiu mendon se ky nuk është mendimi i Mandit, por i Domit, pasi ka qenë ajo e para që i ka thënë mos ta përdorë e pas saj, edhe banorët e tjerë. Hakiu del në kopsht dhe e diskuton këtë çështje edhe me Erionin. Ai e pyet nëse i vjen keq kur i thërret ashtu, por Erioni ia kthen se asgjë nuk e merr për ters nga Hakiu dhe shton se i vjen mirë që edhe Kika ia pranon atij shakatë. Hakiu thotë se ndonjëherë nuk ndihet rehat me nivelin e banorëve. Ai justifikon se ndoshta mosha dhe eksperienca i bën këto dallime, por pret më shumë prej banorëve e jo të merren veç me gjëra të vogla e të parëndësishme. Sipas tij, banorët duhet ta shfrytëzojnë këtë rast e të shpalosin veten, të diskutojnë me njeri-tjetrin pa frikë, duke treguar të mirat e të këqijat mes tyre e këto t’i tregojnë në sy.
Zgjimi i banorëveHakiu dhe Manal vazhdojnë ritualin e mëngjesit duke u ngritur gjithnjë më herët se të tjerët. Sapo zgjohen dhe përfundojnë tualetin e mëngjesit, të dy fillojnë të merren me rregullimin e shtëpisë, ku Hakiu lan enët, ndërsa Manal rregullon kopshtin. Edhe banorët e tjerë janë zgjuar dhe ndryshe nga mëngjeset e tjerë, disa prej tyre janë më energjikë e duke u ngacmuar me fjalë, Klodi, Mandi dhe Erioni fillojnë “luftën” me jastëkë. Më pas, Mandi shkon të masazhojë Klodin, ndërsa Erioni ngacmon Oltën dhe duke i dhënë një puthje, i kërkon që të ngrihet nga gjumi si ajo edhe të tjerët për të përgatitur buxhetin. Edhe Manal vjen dhe u kërkon banorëve të ngrihen, por disa ngrihen e disa jo. Ndërsa qëndron në kuzhinë, Mandi shprehet tek Erioni se nuk ka ndërmend të presin Mirin sa të zgjohet, sepse buxheti duhet bërë sa më shpejt. Por rregullat respektohen ndaj ata ngrihen të gjithë e bashkohen në dhomën e ndenjjes për të përgatitur buxhetin e javës.
Buxheti i javësPasi mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjjes, Erioni u lexon banorëve udhëzimet për kryerjen e buxhetit dhe u kujton gjithashtu se buxheti për këtë javë është reduktuar në masën 50%, si rezultat i humbjes së provës së javës së kaluar. Që kur përfundoi spektakli, banorët shpeshherë kanë diskutuar për përgjysmimin e buxhetit dhe se si mund të marrin vetëm artikujt e nevojshëm. Të njëjtën gjë ata bëjnë edhe këtë herë, por duke marrë artikujt një e nga një e duke vlerësuar sasinë e tyre për gjithë javën. Ndërsa përllogarisin vlerën për çdo artikull, banorët vënë re dhe ankohen për rritjen e çmimeve. Ata përpiqen të reduktojnë produktet e tjera përveç ushqimeve, duke ndihmuar njëri-tjetrin për nevojat personale. Banorët vendosin që të përllogarisin njëherë këto artikuj e në varësi të tyre, të bëjnë llogaritjet për cigaret. Si gjithmonë, ky është momenti kur banorët debatojnë. Miri thotë se buxhetin e tij do e bëjë vetëm cigare dhe Erioni duke dëgjuar këtë shprehet se nëse dikush që vendos kështu prek ushqimet do ketë të bëjë me të. Ata fillojnë të komentojnë e të bëjnë batuta, ndërsa Miri qesh. Ai thotë se e ka të nevojshme të pijë cigare, por të tjerët e kundërshtojnë. Kështu banorët i rikthehen sërish llogaritjeve duke minimizuar edhe disa produkte të tjera.
Erioni mes një zgjedhjejePasi përfundojnë buxhetin, banorët diskutojnë për debatin e sotëm. Ata mendojnë se kjo erdhi si rezultat i buxhetit të përgjysmuar, por që, sipas tyre, nuk e justifikon debatin, pasi duhej të kishin diskutuar të gjithë. Domenika i thotë Mandit se bëri mirë që iu kundërvu Mirit për buxhetin, ndërsa ai ia kthen se këtë do e kishte bërë për këdo, sepse të gjithë ishin të impenjuar, ndërsa ai rrinte shtrirë e nuk donte t’ia dinte fare. Ata dalin në kopsht ku bashkohen me Oltën dhe Klodin, ndërsa Erioni qëndron pak më larg tyre. Mandi ngacmon Erionin me batuta që të vendosë se ku do të pozicionohet, në cilin nga grupet. Të gjithë plotësojnë njëri-tjetrin për t’ia bërë më të qartë Erionit, ndërsa Mandi shton se edhe Edi ndaj doli, sepse vendosi të rrijë me grupin tjetër. Erioni nuk pranon të zgjedhë, por pasi qëndron për ca kohë i distancuar nga ata, më vonë shkon të bashkohet. Banorët vazhdojnë të hedhin batuta mes tyre, si dhe të njomin njëri-tjetrin me ujë, ndërkohë që bëjnë banjo dielli.
Domenika merret me gatimin, duke e pasur disi të vështirë të gatuajë diçka, pikërisht sepse banorët nuk kanë më ushqime. Kështu ajo përpiqet të sajojë e pasi e përgatit, i fton banorët të vinë të hanë, të cilët deri në atë kohë ankohen se kanë uri.
#