Vritet lideri i ekstremit të djathtë, tensionohet situata
Lideri i ekstremit të djathtë në Afrikën e Jugut, mbështetësi i aparteidit dhe një kundërshtar i njohur i barazisë mes të bardhëve dhe të zinjve, Eugene Terreblanche, është rrahur për vdekje me shkopinj dhe është goditur me sende të forta në fermën e tij. Terreblanche, 69 vjeç, kërkoi të pengonte fundin e apartheidit edhe me atentate të përgjakshme të vëna në “jetë” nga organizata e tij në vitet 90-të. Sipas burimeve ai mendohet të jetë vrarë pasi ka refuzuar të paguante punëtorët në fermën e tij. Agjencitë vendase raportojnë se sulmi ndodhi pas një zënke mes dy punonjësish të fermës për rrogat që nuk u ishin paguar. Të dy personat janë arrestua dhe akuzuar për vrasje pasi kanë treguar versionin tyre në polici. 69-vjeçari, u përpoq të ndalonte me çdo mënyrë fundin e aparteidit por prej kohësh jetonte i veçuar. Pavarësisht se ngjarja nuk ndodhi për motive politike, partia e ekstremit të djathtë afrikano-jugore ka deklaruar se do të hakmerret. AWB, lëvizja për rezistencë “Afrikaner”, i ka kërkuar mbështetësve të saj të qëndrojnë të qetë për momentin dhe të mos reagojnë. Sekretari i përgjithshëm i partisë, André Visagie ka saktësuar se lëvizja qëllimi i të cilës është rikthimi i regjimit racist të Apartheidit, do të mblidhet në maj për të vendosur ëpr veprimet e mëtejshme. “Do të vendosim çdo të bëjmë për tu hakmarrë për vdekjen e Terreblanche. Por se në çfarë mënyre, këtë do ta vendosim në konferencën tonë”, tha ai. Presidenti i vendit Jacob Zuma i bri thirrje popullit për qetësi pas vrasjes liderit të ekstremit të djathtë. Ai tha se duhet parandaluar çdo lloj provokimi që mund të ushqejë urrejtjen sociale.
#