Dita e verës, maratonë aktivitetesh në kryeqytet

Bashkia e Tiranës organizon nesër një sërë aktivitetesh përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit"
Organizatorët premtojnë se do të ketë shumë muzikë dhe argëtim. Nuk do të mungojnë as dhuratat
Është i gjashti vit radhazi që Bashkia më e madhe e vendit organizon një sërë aktivitetesh festive për të kremtuar ditën e verës. Vç koncerteve, këtë vit organizatorët e kësaj dite ofrojnë edhe aktivitete të reja. Festa do të nisë nesër rreth orës 10:00 me një tryezë të madhe që do të vendoset në sheshin "Skënderbej". Amvisat që kanë përgatitur ushqime enkas për këtë ditë festive do t'u servirin qytetarëve specialitete e tyre. Vç kësaj kompani të ndryshme do të ekspozojnë prodhimet, si dhe do të shpërndajnë dhurata për qytetarët. Pak më tej, në lulishten pranë sheshit do të ketë një kënd vetëm për fëmijët. Aty është vendosur një skenë, në të cilën do të interpretojnë artistët e vegjël, valltarë dhe këngëtarë. Në anën tjetër të lulishtes, do të zërë vend tradita popullore. Prej orës 10:00 e deri më 14:00 shoqata "Evilona Petank" do të zhvillojë minikampionat të kësaj loje, me fëmijët që do gjenden pranë tendës së saj. Disa animatorë të specializuar do të organizojnë lojëra popullore, ku do të kërkohet pjesëmarrja e të gjithë të pranishmëve.
Gjatë mesditës përpara Galerisë së Arteve një grup prej 50 instrumentistësh, do të luajnë disa nga pjesët më të njohura të repertorit të muzikës klasike botërore. Pjesët janë zgjedhur nga krijimtaria e emrave të njohur, si Bethoven e Vagner. Gjatë kësaj kohe në parkun "Rinia" do të zhvillohet një karaoke, më këngë nga repertori i muzikës shqiptare, ku protagonistë do të jenë vetë qytetarët. Edhe këtë vit, përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" do të zhvillohet panairi. Në stendat e këtij viti organizatorët premtojnë se do të ketë verore, vizatime në fytyrë, lojëra, por edhe piktorë.
Vç këtyre për herë ta parë në këtë panair, do të ketë edhe parukierë që do të demonstrojnë tendencat më të fundit për sa i përket modeleve të flokëve, vçse për modele ata do të kenë të gjithë njerëzit që do të kenë dëshirë që nga kjo ditë feste të marrin si kujtim një model flokësh. Gjatë pasdites aktivitete do të zhvendosen në sheshin "Nënë Tereza", ku të gjithë ata që janë kurioz për veshjet që do të sjellë kjo pranverë, mund të ndjekin sfilatën që kanë përgatitur stilistë e studentë të modës. Mbrëmja e ditës së verës do të mbushë rrugët kryesore të kryeqytetit me muzikë. Është bërë traditë tashmë që mbrëmje të tilla festive të ofrojnë muzikë rok. Kështu pas orës 14:00 rrugët e ish-Bllokut do të pushtohen nga tingujt rok të grupeve të ndryshme muzikore, të ardhur nga Danimarka, Hungaria, Anglia, Holanda dhe Gjermania. Koncerte të tjera do të ketë edhe në sheshin "Nënë Tereza" (nga ora 15:00 deri më 19:00), si dhe në urën e madhe të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" (12:00-14:00).