E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vula false, pranga sekserit dhe dy policëve të Kakavijës

Gjirokastër

Vulosnin në mënyrë fiktive pasaportat në kufi, pranga dy policëve të pikës kufitare të Kakavijës. Ndërkohë që bashkë me ta, është ndaluar dhe një minoritar grek nga Derviçiani, i cili bashkëpunonte me dy policët për vulosjen fiktive të pasaportave të shtetasve që nuk kishin kaluar kufirin shqiptaro-grek.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, bëjnë të ditur se është ndaluar Spiro çami, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Derviçan të Komunës së Dropullit të Poshtëm në rrethit Gjirokastër, si dhe Ylli Hoxha, 30 vjeç dhe Brisilda Biraçi, 26 vjeç. Të njëjtat burime sqarojnë se çami, grumbullonte pasaporta nga persona të interesuar të cilët donin të merrnin vula hyrjeje fiktive për në Republikën e Shqipërisë nga punonjësit e policisë në pikën e kalimit Kakavijë pa qenë prezent. Për vulosjen ai ndihmohej nga Hoxha dhe Biraçi, dhe për një vulë paguhej nga 600 deri në 800 euro. Mbi dy policët rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa për Spiro çamin ajo e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”, si dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›