Erisa Xhixho: Frymëmarrja e bizneseve të vogla, prioriteti ynë

Kandidatja e “Aleanca për Qytetarin”, takim me biznesmenë në zonën e Selitës
Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” për minibashkinë nr 5 në kryeqytet , Erisa Xhixho, e shoqëruar nga kandidati i Partisë Demokratike, për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha vizituan dje zonën e Selitës në kryeqytet. Në këtë takim elektoral
Kandidatja e e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Xhixho u ndal në disa biznese të kësaj zone, ku bisedoi me përfaqësues të biznesit të vogël në këtë komunitet.“Frymëmarrja e bizneseve të vogla është prioriteti ynë dhe angazhimi im kryesor në punën time”- u shpreh Xhixho, kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për minibashkinë nr. 5 në kryeqytet. “Na mbyten taksat, taksë gjelbërimi, taksë tabele dhe nga ana tjetër gjelbërim nuk kemi, shërbim nuk kemi, pastrim nuk kemi”, i tha i shqetësuar pronari i një dyqani të vogël kandidates për kryetare të Njësisë Bashkiake nr. 5. Xhixho e siguroi atë se do të punojë në krye të minibashkisë për të ulur taksat, për t’i mundësuar atyre krijimin e vendeve të reja të punës. “Parimi ynë është se kush paguan taksa merr shërbime. Në momentin që paguhen taksat dhe nuk merren shërbimet atëherë këto taksa nuk do të paguhen më. Ne angazhohemi për të hequr taksën e gjelbërimit pasi këtu gjelbërim nuk ka, taksën e tabelës e cila ju merr një shumë të konsiderueshme dhe gjithashtu angazhohemi për të ulur deri në tre herë taksën e pastrimit. Kjo nga njëra anë do t’ju mundësojë juve të merrni frymë, të krijoni të ardhura për ju dhe për familjen tuaj por gjithashtu edhe për të punësuar njerëz të rinj”, u shpreh kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e minibashkisë nr 5 në kryeqytet, Erisa Xhixho. Më tej, Xhixho nënvizoi se “Aleanca për Qytetarin” ka një angazhim shumë të madh për të pasur një partneritet me biznesin gjë e cila do të bëjë të mundur jo vetëm frymëmarrjen e bizneseve por edhe shtimin e vendeve të reja të punës, e cila është një nga prioritet kryesore në programin e saj.