E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerti Bogdani: Edi Rama e ka kthyer Tiranën në qytetin më të betonizuar në Europë

30-04-2011 / Gazeta 55

Deputeti i PD-së thotë se kryetari në largim i bashkisë s’e transformoi qytetin për 11 vjet e jo më për 4 vjet, siç premton tani në fushatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani përmes një daljeje për mediat ka reaguar ndaj kryebashkiakut aktual Edi Ramës i cili e ka shndërruar Tiranën sot në qytetin më të betonizuar në Europë. Bogdani akuzoi ashpër kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Ramën sit ë vetmin kryetar Bashkie që ka dhënë leje ndërtimi pa një plan një Plan Urbanistik. Ai deklaroi se kjo e bën kryebashkiakun Rama si të vetmin përgjegjës për shndërrimin e kryeqytetit në një kaos të tillë.“Edi Rama ka thënë se gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie ka dhënë vetëm 1,500 leje ndërtimi. Mënyra sesi janë dhënë këto leje ndërtimi ka qenë një skandal i përmasave të mëdha. Vetëm dy studio që drejtohen nga miq të ngushtë të Ramës, kanë përfituar 70% të të gjithave lejeve, ndërkohë që studio e tjera kanë marrë vetëm 30%. Nga ana tjetër, deputetëve dhe miqve të tij u ka dhënë leje ndërtimi në një sipërfaqe prej rreth 530.600 m2”- theksoi deputeti demokrat Bogdani. Duke vazhduar më tej këtë deklaratë për mediat, i fokusuar te kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Edi Ramës”- tha deputeti demokrat. Bogdani nënvizoi se lejet e ndërtimit të Ramës dhe ndërtimet pa plan kanë shkatërruar jo vetëm shtëpitë tona, lagjen dhe qytetin, por kanë dëmtuar raportet në ekonomi, veçanërisht në biznesin e ndërtimit dhe kanë dëmtuar cilësinë tonë të jetesës. “Janë ndërtuar godina në kundërshtim me ligjet e urbanistikës, janë prishur shtëpitë e qytetarëve për t’i hapur rrugë rrokaqiejve të Edi Ramës, është keqadministruar hapësira urbane, gjithçka është betonizuar. Mungojnë krejtësisht ambientet sportive, parqet e lojërave, qendrat kulturore për të rinj, mungojnë rrugët e brendshme në blloqet e banimit’- kështu është shprehur deputeti Bogdani përmes kësaj daljeje për mediat. Më tej ai  iu referua Agjencisë Evropiane për Mjedisin sipas së cilës  rezulton se Tirana është sot qyteti i dytë më i betonizuar në mbarë Evropën duke nënvizuar po ashtu se është rritur në nivele alarmante ndotja akustike si rezultat i trafikut dhe problemeve me parkimin, mungojnë totalisht hapësirat e gjelbra. Përmes kësaj deklarate për mediat, Bodani i ka bërë thirrje kryeqytetasve se duhet t’i japin fund kësaj situate. “Dje, Rama tha se në 4 vitet e ardhshme do të transformojë qytetin. Por çfarë mund të ndryshojë ai në këto 4 vite nga ato që nuk ndryshoi dot për 11 vjet. Transformimi që i ka sjellë deri tani Tiranës ka qenë betonizimi dhe kaosi i ndërtimeve për shkak të mungesës së Planit Urbanistik”- bëri me dije deputeti i mazhorancës Bogdani. Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, Bogdani nënvizoi se “duhet t’i japim fund kësaj situate! Ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak që këmben interesat personale me mirëqenien e qytetit, por për një  kryebashkiak që është i fokusuar vetëm tek beteja politike kombëtare. Neve na duhet një kryebashkiak për Tiranën”- përfundoi fjalën e tij deputeti demokrat Bogdani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›