E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe artistët në krah të Bashës, Mirush Kabashi deklaron votën: Votoj për Lulzim Bashën!

30-04-2011 / Gazeta 55

Legalistët shprehin mbështetjen për kandidatin për Kryebashkiak në Tiranë

Platforma dhe angazhimi i Lulzim Bashës për Tiranën Europiane gëzon mbështetjen e çdo qytetari, pavarësisht profesionit por edhe përkatësisë politike. Artisi i madh, Mirush Kabashi, ka deklaruar dje publikisht në takimin elektoral të legalistëve votën pro’ programit të Lulzim Bashës. “Jo vetëm si qytetarë, por edhe si një pasardhës i një emigranti kosovar, unë dua t’i shpreh mirënjohjen time dhe falenderimet më të thella ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Lulzim Basha. Për kontributin e tij unik dhe të papërsëritshëm në mbrojtjen e dinjitetit, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe në njohjen e saj nga shtetet më të rëndësishme të botës. Sikur ju të përfaqësonit çdo njërën prej partive politike të spektrit shqiptar, pa diskutim përfshi këtu dhe Partinë Socialiste, unë do të votoja platformën e Lulzim Bashës”- u shpreh artisti i madh, Mirush Kabashi. Ndërsa Kryetari i PLL, Ekrem Spahia u shpreh i bindur se Lulzim Basha do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë, pasi qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një njeri që të merret me problemet e tyre.“Ka ardhur koha që Bashkia e Tiranës t’i rikthehet qytetarëve. Ne jemi të sigurt se zoti Basha do ta fitojë këtë sfidë e cila është sfida e të gjithëve. Lulzim Basha do të fitojë këtë garë se ka një projekt krejt të ndryshëm dhe vizion të ri për qytetin. Basha ka projektin për t’ia kthyer qytetin, qytetarëve”, u shpreh kreu i PLL-së, Ekrem Spahia. Ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ri-shprehu angazhimin dhe përkushtimin e tij për t’u qëndruar në krye punëve të Tiranës, duke i konsideruar ato betejat e tij te vetme.“Ta konsiderojmë 8 Majin, pikësëpari si rikthim, si triumf të vlerave të qytetarëve, si triumf të vlerave që na bashkojnë, si koha kur ne do të ndalojmë të tregojmë gishtin tek faktorët realë, apo imagjinarë, dhe do të marrim përgjegjësitë që na takojnë. Ju siguroj se unë do t’i dal në ballë këtyre punëve, do jem në krye të këtyre punëve dhe betejat e mia të vetme, do të jenë betejat e qytetit dhe qytetarëve të Tiranës”- u shpreh kandidati i mazhorancës për kryetar Bashkie të Tiranës, Lulzim Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›