E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padi penale Luzhjana Abazit. Tahiri Ka manipuluar listat

Deputeti i PS Saimir Tahiri denoncoi sot perpjekjet qe po behen permes listave per te manipuluar procesin zgjedhor ne njesine nr 6 ne Kombinat ku kandidon Luzhjana Abazi e LSI-se.

Familjare te Luzhjanes Monikes e te tjere jane regjistruar si votues kane ardhur nga ana e anes per te prishur procesin zgjedhor. Kemi fakte se keta njerez jane regjistruar ne njesine 6 me synimin per te prishur procesin por ne i garantojme se do i ndjekim hap pas hapi duke i ndalur qe te prishin procesin zgjedhor dhe nuk do ti lejojme keta mercenare elektorale te paraqiten diten e votimit dhe te votojne ne menyre te paligjshme.

Ne fjalen e tij deputeti i PS-se theksoi se opozita do te ngreje nje padi penale per kryetaren e kesaj njesie bashkiake Luzhiana Abazi e cila ka manipuluar listat permes regjistrimit si votues te personave qe nuk jane banues te Kombinatit.

Tahiri paraqiti para mediave dhe banoreve te zones nje liste me emrat e personave te regjistruar si votues ne njesine nr 6 por qe nuk jane banore aty.

I them Luzhianes te heqe dore nga manipulimet e zgjedhesve tha deputeti socialist duke theksuar se opozita eshte e gatshme te denoncoje cdo perpjekje per te dhunuar integritetin e zgjedhjeve te 8 majit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›