Tre ambasadoret ne Opinion Rezultati i 8 Majit te pranohet nga palet
Tre ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, ai i SHBA, Aleksandër Arvizu, i Komisionit Europian Ettore Sequi dhe ai i Prezencës së OSBE-së në Tirane, Eugen Vollfarth kanë qenë mbrëmë të ftuar, për herë të parë të tre bashkë, në programin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në TV “Klan”.
Dy javë para zgjedhjeve vendore diplomatët e huaj kanë dhënë mesazhe të qarta.
Për ambasadorin Arvizu, skenarë të tërheqjes së komisionerëve në ditën e zgjedhjeve duhet të mbeten tashmë vetëm pjesë e së shkuarës.
Ambasadori Vollfarth shtoi se është mjaft e rëndësishme që rezultati i zgjedhjeve të 8 Majit të pranohet nga palët, ndërsa mesazhi i ambasadorit Sequi ishte i qartë: Shqipëria ka prerë tashmë biletën për në BE, mbetet vetëm të hipë në trenin që e çon drejt tij.