E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet e fundit albanologjike në “Perla”

 

Publikohet numri i ri i revistës kulturore-shkencore “Perla”, botim i fondacionit kulturor “Saadi Shirazi” me qendër në Tiranë. Emra të njohur të albanologjisë shqiptare vijnë me studimet e tyre më të fundit. Kështu në rubrikën  “Albanologji” botohen shkrimet e prof. Ali Xhiku, Histori e letërsisë shqipe apo histori e letërsisë shqiptare; akademik Xhevahir Spahiu: “Zoti” i Serembes; Prof. Dr. Shaban Sinani, Qyprillinjtë shqiptarë në eposin boshnjak; A. P. Nikolaskaja, Tradita gojore dhe shkrimi te shqiptarët e  Ukrainës, prof. Muin Çami: Qëndrimi i shqiptarëve ndaj pushtuesve gjatë Luftës së Parë Botërore. Në rubrikën “Iranologji” botohet artikulli i E. G. Browne: Literatura persiane në Perëndim; Abbas Ekbal, Kontributi i qytetërimit antik iranian ndaj “Rrugës  së Mëndafshit”. Shahrouz Falahatpisheh, drejtor i revistës “Perla” vjen me një shkrim mbi historikun e kinematografisë iraniane. Pasqyra e librave vjen me recensione për “Armë dhe parzmore”, “Perandoria e harruar”, “Dictionarium latino-epiroticum, Romae 1635”, “Himni kombëtar shqiptar dhe tradita himnodike europiane”, etj. Ndërsa në rubrikën “Lidhjet kulturore” botohen shkrimet e Dora D’Istria “Persia dhe Turkestani”, Sadik Mehmetit “Dorëshkrime orientale në arkivat e Kosovës”, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›