E Diel, 1 Nëntor 2026

Eritrea negocion, James kthehet i përlotur në Kosovë

James Berisha ka shkelur sot sërish tokën për të cilën po lobon që të njihet. Piloti shqiptaro-amerikan është kthyer i përlotur dhe me një rrëfim të rëndë për muajt e tmerrit që ka përjetuar në një burg në Eritrea. Ai ka thënë se e ka menduar shpesh vdekjen, dhe vështirë ka besuar se do të lirohet ndonjëherë.
 

Piloti ka thënë se shumë shpesh ka mbetur pa ushqim, pa shtrat e pa mbulojë. Zv/kryeministri Pacolli ka thënë se qeveria dhe diplomacia kosovare mban meritat për lirimin, ndërsa ka pohuar se negocimi me qeverinë e Eritresë ka qenë shumë i vështirë.
 

Në kuadër të fushatës së tij lobuese për shtetin e ri të Kosovës, Berisha kishte ndaluar në Eritre në muajin tetor të vitit të kaluar, ku dhe ishte arrestuar e burgosur nga autoritetet e këtij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›