E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti pakistanez mund ta humbasë imunitetin

Deklarata u bë gjatë një seance ku po diskutohej lidhur me veprimtarinë e kryeministrit pakistanez, Yusuf Raza Gilani, i cili akuzohet se nuk ka respektuar urdhrat e gjykatës për të hetuar veprimtarinë e dyshuar koruptive të Presidentit.

Gilani tha se nuk mund të hetonte Presidentin për shkak të imunitetit të tij. Kjo sipas tij është edhe arsyeja pse ka refuzuar t’i kërkojë Zvicrës të rihapë rastet e mashtrimit ndaj Zardarit, raste të cilat datojnë që prej vitit 2003.

“Presidenti ka imunitet të plotë brenda dhe jashtë vendit”, tha Gilani para gjyqtarëve. “Në kushtetutë flitet për imunitet të plotë për Presidentin. Nuk ka dyshime për këtë”.

Kjo bëri që më pas gjykata të sfidojë imunitetin e dyshuar, duke thënë se ai së shpejti mund ta humbasë atë, raporton "Al-Jazeera".

Ndërkohë, edhe Kryeministrit të vendit mund t’i kushtojë shtrenjtë mosrespektimi i urdhrave të gjykatës, pasi nëse ai shpallet fajtor për këtë mund t’i ikë edhe posti i kreut të qeverisë.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-01-19 09:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›