E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Bogdani, edhe dy javë jashtë fushave

Dy prej “veteranëve” të Kombëtares, Erjon Bogdani dhe Arjan Beqaj, vazhdojnë të kenë probleme fizike.

Kievo ka konfirmuar se sulmuesi kuqezi ka ndjerë përsëri probleme muskulore dhe do të jetë i detyruar të qëndrojnë jashtë fushave, të paktën edhe për dy javë.

Pasi u aktivizua si titullar në fundjavën e kaluar kundër Sienës, 31-vjeçari do të humbasë sfidën e radhës kundër Udinezes.

Për stafin mjekësor të klubit veronez, përsëritja e të njëjtit dëmtim nuk është një shenjë e mirë dhe, sipas gjasave, Bogdani do të mungojnë edhe në takimin me Romën.

Problemet fizike të sulmuesit janë një shqetësim më shumë për përfaqësuesen shqiptare dhe trajnerin Ari Han, për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2010.

Shqetësuese paraqitet edhe situata për portierin Arjan Beqaj. Edhe pse është rehabilituar nga problemet me gishtat e njërës dorë, “gardiani” vazhdon të ketë dhimbje në gju.

Për të vlerësuar më saktësisht situatën, 32-vjeçari, që militon me kampionët e Qipros, Anorthosis, do të zhvillojë një konsultë mjekësore në Belgjikë.

Në vizitën me specialistët e këtij vendi, Beqaj do të mësojë nëse për të kaluar këtë dëmtim është e nevojshme të operohet apo jo. Prej problemeve fizike, portieri nuk luan që prej sfidës me Interin, në fillim të muajit nëntor.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›