E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, operacioni përfundon me sukses

Operacioni i Altin Lalës për hernien diskale ka përfunduar me sukses.

 Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Bundesligës, Hanover, që saktësonte se ndërhyrja kirurgjikale e mesfushorit shqiptar, ka përfunduar pa asnjë komplikacion.

Kapiteni i përfaqësueses u operua me specialistin e mirënjohur gjerman, prof. dr. Volfgang R. Lanksh. Mjeku, i cili njihet si një ndër mjeshtrit e kësaj ndërhyrjeje, ka operuar në të kaluarën ish-trajnerin e Kombëtares gjermane, aktualisht në krye të Bajernit të Mynihut, Jurgen Klinsman dhe futbollistët Bernd Shnajder e Jan Shlaudraf.

Koha e parashikuar për rehabilitimin e Altin Lalës është gjashtë javë, por më saktësisht ajo do të vlerësohet në ditët në vazhdim.

Nëse gjithçka kalon pa probleme, mesfushori pritet të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në sfidën e 11 shkurtit 2009 në fushën e Maltës.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›