Shkumbini mund thelle Flamurtarin
Shkumbini arriti nje fitore shume te rendesishme 3-1 kunder Flamurtarit te Vlores ne nje ndeshje ku te dyja skuadrat e mbyllen me nga dhjete lojtare nje takim ky i vlefshem per javen e 7-te te Superliges. Mesfushori i Shkumbinit 25-vjecari Fejzo Shenaj shenoi golin e pare ne minuten e 15-te - goli i tij i pare sezonal - por pas vetem tri minutash ne te 18 Daniel Xhafaj barazoi per vlonjatet goli i tij i katert per kete sezon. Mbrojtesi lezhjan Robert Grizha u shnderrua ne heroin e takimit me dy gola te tij 32 dhe 38 duke fiksuar shifrat 3-1 perpara se Viktor Gjyla Shkumbini dhe Daniel Xhafaj Flamurtari te ndeshkoheshin me karton te kuq ne minuten e 41-te. Per Shkumbinin 8 pike kjo ishte fitorja e dyte me rezultatin 3-1 pas asaj ndaj Skenderbeut nderkohe qe Flamurtari 13 pike pesoi humbjen e dyte ne kampionat duke i dhene mundesi Dinamos qe ne rast fitoreje me Tiranen te shkeputet pese pike nga vlonjatet.