Rama kushtezon reformen Ska tryeze pa transparence

Kodi Zgjedhor kreu i PS-se i pergjigjet negativisht tryezes se partive politike
Kryetari i Partise Socialiste vazhdoi rrugen e tij te mosbashkepunimit me mazhorancen duke iu pergjigjur negativisht fteses se Kryeministrit Berisha per thirrjen e tryezes se partive politike ne lidhje me reformen zgjedhore. Reagimi i tij erdhi pas deklarates se bere nga Kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat per thirrjen e nje tryeze te partive politike diten e premte ne lidhje me bashkepunimin e perbashket per reformen zgjedhore sigurisht ku cdo parti do te paraqese propozimet e saj ne lidhje me Kodin Zgjedhor. Por kreu i Partise Socialiste Edi Rama edhe kete here e refuzoi ftesen per bashkepunim ne lidhje me reformen zgjedhore te ardhur nga mazhoranca duke e lidhur arsyen e refuzimit me transparencen.
Shqiperise nuk i duhet ne tjeter kod i shkelur me te dyja kembet nga pushteti si ne zgjedhjet e shkuara por i duhet garancia se ne zgjedhjet e ardhshme kodi nuk do shkelet. Kete garanci nuk e jep nje tjeter ligj ne leter por vetem transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes se kryer me 28 qershor - u shpreh Rama. Sipas kreut te selise roze faji nuk eshte tek Kodi Zgjedhor por tek moszbatimi i tij gje qe solli theksoi ai vjedhjen e zgjedhjeve te kaluara pikerisht nga shkelja e ketij kodi. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk u deformuan nga mungesa e nje ligji te mire zgjedhor por nga shkelja e ligjit. Problemi nuk vjen nga mungesa e ligjeve por nga moszbatimi i tyre. Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri zgjedhor por garancia se ne zgjedhjet e ardhshme kodi nuk do te shkelet dhe te garantohet transparenca e zgjedhjeve - tha Rama. Kryesocialisti nenvizoi se opozita eshte e gatshme qe te paraqese amendamentet e saj ne lidhje me kodin e ri zgjedhor por sigurisht duke u bere me pare transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne dhame konsensus per Kodin Zgjedhor ne te kaluaren dhame besimin tone duke u vene kapak zgjedhjeve te vjedhura dhe te deformuara per te hapur nje epoke te re. Kete besim Berisha e shperdoroi duke mbyllur kutite e krimit elektoral dhe duke plackitur Shqiperine bashke me Meten. Procesi i permiresimit te ligjit te vjeter smund te jete kapaku qe i vendoset shkeljes se ligjit te vjeter - tha Rama. Keshtu edhe kesaj here thirrja e Kryeministrit Berisha per bashkepunim me opoziten ne lidhje me reformen zgjedhore eshte refuzuar nga kreu socialist Edi Rama. Megjithese ne mbledhjen e grupit parlamentar Berisha i beri thirrje Edi Rames qe jo vetem te mos pengoje PS-ne ne kete takim te se premtes por madje te marre pjese personalisht ne proces.