Stoner feston ditelindjen me fitore ne vendlindje

Ditelindje pol pozishen dhe fitore ne garen e zhvilluar ne vendlindje. Kjo eshte fundjava perfekte e Kejsi Stonerit qe ka triumfuar ne garen e se dieles ne pisten e Philip Iceland.
Piloti australian ka kurorezuar suksesin ne cirkuitin ku nuk gjen rival qe prej vitit 2007 duke zgjedhur nje strategji te thjeshte por efikase qe i dha shkallen me te larte ne podium. Ritmi i larte i Stonerit nuk u kap as nga kampioni i saposhpallur i botes Horge Lorenco qe preu finishin i dyti por me nje distance prej me shume se 8 sekondash nga piloti i Dukatit. Lufte e bukur per vendin e trete ne kete gare ku ne fund triumfoi Valentino Rosi. Piloti italian e nisi marshimin e tij nga vendi i tete por beri nje permbysje te bukur duke kaluar ne finish amerikanin Hejden me vetem 38 te mijtat me shpejt. Me rezultatin qe dha pista e Philip Iceland Lorenco kampioni i ri shkon ne kuoten e 333 pikeve para spanjollit Pedroza qe ka 228 ndersa Stoner eshte i treti ne renditjen e pergjithshme me 205 pike.