Lika-Teli e Sukaj dhe ekipi i tyre turk, ne krize"
Hacetepe eshte mundur serish thelle ne fushen e saj nga Keiserspor 0-3, duke mbetur ne zonen e ftohte, ne kampionatin turk. Njeri prej sulmuesve me premtues te futbollit tone, Xhavahir Sukaj, i cili kaloi me shume buje gjate merkatos se veres drejt Turqise, nuk eshte aktivizuar gjate, madje nuk ka mundur dot te shenoje qofte edhe nje gol. Ne 16 ndeshjet e para te Hacetepes ne kampionatin turk, vetem Gilman Lika ka gjetur nje here rrugen e rrjetes, nga nente gola qe jane shenuar ne total per turqit e Hacetepes. Admir Teli ka qene protagonist ne lojen e turqve. Aktualisht Hacetepe eshte ne vend te parafundit, drejt renies ne nje kategori me poshte. Gjate merkatos se dimrit, ne radhet e ekipit turk do te kete ndryshime, nderkohe roli i lojtareve shqiptare ne radhet e ketij ekipi, mbetet ende i paqarte per pjesen e dyte te sezonit. Ne perfundim te fazes se pare te kampionatit, treshja shqiptare pritet te rikthehet ne Shqiperi, per te kaluar festa e fundvitit.