E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, kryebashkiaku Dako shpjegon buxhetin

Keshilli bashkiak i qytetit te Durresit deshtoi ne miratimin e buxhetit per vitin 2009. Kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili ka drejtuar ekipin qe hartoi planin e investimeve dhe paketen e re fiskale, shpjegon se deshtimi erdhi pasi keshilltaret e djathte braktisen mbledhjen pas kundershtimit per ndryshimet e parashikuara ne sistemin e taksave lokale.

“Paraqitem projektvendimin per disa ndryshimeve te tarifave te administrates vendore, te pastim-gjelberimit dhe futjen e tarifes se ndricimit per here te pare. Propozimet nuk u miratuan nga keshilltaret e djathte, qe braktisen mbledhjen. 52 perqind e qytetareve ne Durres jane dakord qe te rriten tarifat per te marre sherbime me te mira dhe sipas nje sondazhi 900 leke me shume ne vit per sherbimet e reja nuk jane te paperballueshme per buxhetin e tyre”, eshte shprehur Dako.

Kryebashkiaku tregon detaje te planit te investimit per vitin 2009 kryesisht ne infrastrukture, duke vazhduar keshtu ndryshimin qe sollen projektet gjate vitit 2008.

“50 perqind e investimeve do te shkojne per infrastrukturen. Nisur nga shqetesimet e qytetareve do te angazhohemi per rregullimin e shume shesheve urbane, do te vazhdojme ndertimin e shetitores “Taulantia”, do te kryejme disa nderhyrje ne Lagjen 18, do te rregullojme sheshe e rruge ne Plazh, Shkozet, Spitalle”, shton Dako.

Në vëmendje të Bashkisë së Durrësit do të vazhdojnë të jenë në vitin 2009 edhe shtresat në nevojë dhe kujdesi për këto shtresa zë deri në 25 % të buxhetit të ardhshëm. Vec kesaj bashkia e Durresit nis ne vitin 2009 per te perfunduar brenda 18 muajsh nje investim per banesa sociale.

Per kete projekt jane ne dispozicion 3 miliarde leke financim i huaj. Banesat qe do ndertohen do t’u jepen me qera te ulta familjeve te pastreha dhe ne nevoje.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›