Festat, fluks emigrantësh në kufi

Situata e rënduar në kufi ka bërë që për shkak të dyndjes së menjëhershme të tyre të krijohen radhë të gjata në territorin grek, edhe pse ka pasur një përmirësim me shtimin e numrit të sporteleve deri në katër të tilla nga ana e palës greke.
Nga ana e policisë kufitare të Kapshticës janë hapur shtatë sportele për të kryer procedurat e kalimit, ndërkohë që fluksi i madh i emigrantëve është dashur të disiplinohet për të mos krijuar konfuzion për shkak të numrit të madh të mjeteve.
Fluks të madh lëvizjesh ka pasur edhe në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, por autoritetet policore atje thonë se ky fluks është përballuar pa probleme serioze. Edhe në Kakavijë, pala greke ka pasur pak sportele në dispozicion, por vonesat në përpunimin e njerëzve dhe mjeteve nuk kanë krijuar probleme të mëdha.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code