E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Braçe: Jo taksës për kalimin në rrugët kombëtare

TIRANE- Deputeti socialist Erjon Braçe ngriti dje, shqetësimin se qeveria po kërkon të vendosë pagesë për kalimin e rrugëve kombëtare.

Nisur nga fjala e krymeinistrit Berisha, Braçe ka shkruar dje, në Facebook se: “Rrugët kombëtare janë financuar nga Buxheti i Shtetit, pra me taksat tona, dmth. Ne kemi paguar një herë. Rrugët kombëtare janë financuar nga Kreditë e huaja, pra me borxhe që i paguajmë ne, dmth ne paguajmë edhe herën e dytë. Secili nga ne paguan sot taksë qarkullimi, 70 lekë për çdo litë naftë të konsumuar, dmth ne paguajmë edhe herën e tretë”, shkruan Braçe në Facebook.

Sipas tij, kjo është çmenduri dhe nuk ndodh kërkund.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›