E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Zela i PS emërohet zv/drejtor i Albtelecom

TIRANE- Socialisti Ilir Zela ësh të emëruar zv/drejtor i përgjithshëm i Albtelecom. Lajmi është konfirmuar dje për “Gazeta Shqiptare” nga burime zyrtare të kësaj kompanie. Emërimi i tij në një prej posteve mjaft të rëndësishme në kompaninë kryesore të telefonisë shqiptare, vjen fill pasi ni humbi garën për kreun e PS-së së Tiranës kundrejt deputetit socialist, Sajmir Tahiri.

Kompania Albtelecom sipas të dhënave të publikuara në faqen e saj zyrtare në internet “zotërohet në 76 për qind të aksioneve nga CETEL a.s. (Ankara), përbërë nga një nga kompanitë më të mëdha në Turqi, Çalik Group 80 për qind dhe Turk Telekom 20 për qind. Ndërsa pjesa tjetër e aksioneve prej 24 për qind zotërohet nga qeveria shqiptare dhe aksionerë të tjerë”.

Ilir Zela, aktualisht është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërkohë që profesioni i tij është inxhinier elektronik. Aktiviteti i tij, në fushën e telekomunikacionit nis që në vitin 1995-1997 në telekomin shqiptar, në pozicionin e Inxhinierit në Drejtorinë e Komunikimeve të Tranzitit. Pas këtij viti ai ka punuar si specialist për komunikimet e spektrit të frekuencave në Departamentin i Shtetit për Telekomunikacionet. Ndërkohë që në vitin 2010 e në vazhdim ai ka vijuar punën në Albtelecom, si Drejtor për Rregullimin, Interkoneksionin dhe ëholesale. Në vitin 2008- 2009, Zela ka qenë anëtar i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ndërsa në 2006-2008, përgjegjës i sektorit të Interkoneksionit, në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve. Pas një shkëputje prej jetës politike të ditës, si deputet, në vitin 2005, Zela u afrua në një prej garave më të rëndëisshme brenda PS-së, vetëm pak javë më parë. Ai mori nismën, i mbështetur edhe nga një grup deputetësh dhe figurash të vjetra socialiste, për të konkuruar në postin e kreut të PS-së së Tiranës, post që mbeti bosh, pas largimit të Besnik Barajt. Por ai nuk mundi të marrë më shumë se 153 vota, kundrejt rivalit të tij, Saimir Tahirit që mori 390 vota dhe fitoi garën. Pas humbjes së garës, Zela i dha dorën fituesit, ndërkohë që i sugjeroi atij që të bashkojë të dy platformat, edhe propozimet që ai vetë bëri në fushatë, për të forcuar degën e PSsë së Tiranës.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›