Përgjimet, Gaz Sallaku i mori ryshfet biznesmenit
TIRANE- Zbardhet dosja e prokurorisë që uli në bankën e të akuzuarve Gazmend Sallakun, drejtorin e ndërmarrjes së objekteve sportive. Sallaku do të përgjigjet para drejtësisë për akuzën e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas prokurorisë, Sallaku kishte kërkuar para nga një biznesmen, të cilit i kishte dhënë me qira një ambient në pallatin e sportit "Asllan Rusi", në të kundërt nëse nuk paguante shumën e kërcënonte se do t'i prishte investimet paraprake në vlerën e 2 milionë lekëve.
BISEDAT
Në bisedë Gazmend Sallaku i ka thënë kallëzuesit se po sakrifikonte për këtë të fundit, pasi ishte ankuar një pronar lokali që kishte me qira ambientin aty pranë. P.L i ka thënë Sallakut kishte kompetencën për dhënien e ambienteve me qira pasi me V.K.M ishte e drejta e tij. Gazmend Sallaku thuhet në dosjen e prokurorisë është tensionuar duke i thënë biznesmenit që të prishte ambientin. Dy orë më vonë Gazmend Sallaku është takuar sërish me P.L dhe gjatë bisedës ai i ka thënë biznesmenit se para stadiumit ishte një kioskë që shet pjesë makinash dhe se pronari i saj kishte paguar tetë milionë lekë të vjetra për vendosjen e saj. P.L i ka thënë Sallakut se ai e kishte kioskën pronë të tij dhe jo me qira. Por, Gazmend Sallaku i ka thënë: "Më dëgjo se çfarë them unë, po të duash, po të mos duash do vijë policia ndërtimore për ta prishur". Pas kësaj Sallaku është larguar.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)