E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erjon Brace Regjistrimit po i mungon transparenca

Opozita

Regjistrimi i popullsise dhe banesave eshte nje proces te cilit i mungon transparenca. Ky eshte mendimi qe nje nga drejtuesit e grupit parlamentar te Partise Socialiste Erjon Brace ka percjelle dje per kete ceshtje e cila prej kohesh ka provokuar debate te forta mes perfaqesuesve te qeverise dhe aktoreve te shumte te shoqerise civile. Sipas Braces qytetaret jane te painformuar realisht mbi ate qe ndodh dhe kjo vjen per shkak te mungeses se informimit nga institucionet e ngarkuara me ligj per zbatimin e procesit. Qytetaret jane te painformuar mbi ate qe ndodh ne nje kohe qe duhet qe perdite ata te vihen ne dijeni te asaj qe ndodh. Ne fakt cdo gje i eshte lene ne dore regjistruesit qe vjen te dera e shtepise dhe ve ne dispozicion formularin. Nga ana tjeter nisur edhe nga informacionet e fundit ka probleme ku kryefamiljare bejne deklarimin edhe per pjesetare te tjere te familjes nderkohe qe duhet qe secili te deklaroje dhe shprehet per ate qe realisht ka tha Brace. Nga ky kendveshtrim censusi eshte nje proces qe perpos problemeve te lindura nga akuzat me natyre politike po ekspozohet edhe ndaj kritikave qe kane te bejne me aspektin organizativ te tij cka manifeston dobesi dhe mungese serioziteti nga qeveria. Gjithsesi Brace ka komentuar edhe perfshirjen ne formular te pyetjeve mbi etnine dhe fene per te cilat ka vleresuar karakterin antikushtetues dhe ofensiv. Pervec problemeve ne fjale jane edhe ato qe kane te bejne me dy pyetjet e famshme per etnine dhe fene qe jane jo vetem ne kundershtim me Kushtetuten por edhe prekin sferen private. Besimi fetar eshte ceshtje private tha Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›