Sequi Raport-progresin sot ia dorezoj Topit dhe Berishes
Bashkimi Europian do te ndermarre nje fushate ne Shqiperi per informimin e qytetareve mbi integrimin. Nismen e beri te ditur ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Ettore Sequi. Shpesh ne raportet tona dhe fjalimet tona ne perdorim terma te tille si administrata publike gjyqesori lufta kunder korrupsionit kontrolli i kufijve migracioni etj. Integrimi ne BE eshte ne fakt nje ceshtje per te gjithe shoqerine ne teresine e saj. Nderkohe qe reformat pas ketyre termave teknike jane ne fakt investimet per te permiresuar jeten e cdo qytetari shqiptar. Jane qytetaret ata qe duhet te jene te ndergjegjshem per keto reforma dhe per rendesine e tyre. E pra shpresa jone eshte qe ju se bashku me ne te ndajme te njejtin vizion te njejtat parime ne te ardhmen. Dhe kam kenaqesine te them qe se shpejti do te fillojme nje fushate me ane te se ciles deshirojme ti pergjigjeni te gjithe kesaj pyetjeje. Pra se eshte ne interesin tim qe Shqiperia te jete pjese e BE-se tha ambasadori i BE ne Tirane Ettore Sequi. Sot publikohet progres-raporti i Brukselit per Shqiperine dhe ne lidhje me kete eveniment diplomati i BE-se duke shmangur komentet paraprake tha se kjo do te jete nje dite mesazhesh. Sot ne oren 1400 ne Bruksel do te prezantohet progres-raporti i KE-se per Shqiperine dhe tek EU Infocenter rreth ores 1400 do te mund te ndiqet drejtpersedrejti konferenca per shtyp e komisionierit Stefan Fule ne Bruksel. Sequi informoi se pas konferences per shtyp te komisionerit Fule raportin do tia paraqese Presidentit Kryeministrit zv/kryeministrit dhe kreut te opozites si dhe do te organizoje nje konference shtypi. Nje dite me pas do tia paraqese raportin Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Keto komente ambasadori i beri ne promovimin e revistes Eurospeak e cila do te kete si baze informimin e shqiptareve per integrimin europian. Revista eshte iniciative nga Levizja Europiane ne Shqiperi EMA dhe ambasadori Sequi e cilesoi arritje te madhe pasi sipas tij procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte ceshtje e gjithe shoqerise shqiptare prandaj qytetaret duhet te informohen ne lidhje me te drejtat dhe perfitimet qe do te kene nga ky proces.