E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në Lojërat Sportive të Detit të Zi

Shqipëria do të marrë pjesë me një delegacion sportiv prej 100 vetësh në Lojërat e para Sportive të Detit të Zi, që do të zhvillohen në Trabzon të Turqisë, nga data 1 deri më 8 Korrik 2007. Atletët tanë do të përfaqësohen në sportet: atletikë (meshkuj dhe femra), basketboll (meshkuj), volejboll (femra), not (meshkuj dhe femra), mundje (meshkuj), taekëondo (meshkuj), futboll dhe ciklizëm.
"Lojërat e Para Sportive të Rajonit të Detit të Zi, e kanë zanafillën, si koncept, në takimin e Ministrave Përgjegjës për sportin mbajtur në Selanik, në dhjetor të vitit 2005, të cilat u zyrtarizuan me nënshkrimin e Statutit të tyre në Stamboll, në datën 10 qershor 2006 nga Ministrat Përgjegjës për Sportet e vendeve të Rajonit të Detit të Zi. Këto Lojëra janë një angazhim politik i qeverisë për ta përfshirë dhe sportin në gamën e gjerë të veprimtarisë së Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi", - u shpreh zëvendësministri i MTKRS-së, Neritan Alibali përmes një deklarate për shtyp.
Në këto Lojëra, krahas Shqipërisë, do të marrin pjesë delegacione sportive nga Rusia, Azerbajxhani, Armenia, Rumania, Turqia, Greqia, Serbia, Ukraina, zator të Lojërave të ardhshme që do të organizohen në vitin 2010 Gjeorgjia.
Po gjatë këtij viti do të zhvillohen Lojërat Sportive të vendeve të Europës Jug-Lindore, të cilat do të zhvillohen në Selanik të Greqisë nga data 17 – 23 shtator 2007, po me këtë grup moshë sportistësh.
Delegacioni shqiptar niset me datë 30 qershor 2007, dhe me datën 2 korrik ministrat e Sporteve të vendeve të Rajonit do të mblidhen për të miratuar ndryshimet eventuale në Statutin e Lojërave si dhe për të përcaktuar vendin organi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›