E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Mustafaj futbollisti me i mire i muajit tetor

Anketa

Erion Mustafaj sulmues i Shkumbinit eshte futbollisti i muajit tetor ne Kategorine Superiore te kampionatit shqiptar te futbollit. Ky eshte verdikti i rezultateve te anketes se zhvilluar nga shoqata Sportin na bashkon e cila ka marre iniciativen e permuajshme per te perzgjedhur lojtarin me te mire te kesaj periudhe kohore. Sipas njerit prej drejtuesve te shoqates Gezim Nushit Mustafaj fitoi shumicen e votave permes SMS-ve. Kjo eshte hera e dyte qe shoqata Sporti na bashkon organizon kete ankete e cila do te perseritet cdo muaj deri ne fund te sezonit. Numri i pretendenteve te perzgjedhur per te dueluar per kete cmim ishte me i madh se ai i heres se pare plot 14 te tille mes te cileve me i kuotuari rezultoi sulmuesi i ri i peqinasve. Te tjere kandidate ishin edhe emra te njohur si Julian Ahmataj i Flamurtarit Orges Shehu e Rafael Soza Skenderbeu Bekim Kuli Shkumbini Andi Lila e Pero Pejic Tirana Igli Allmuca e Nestor Martinena Dinamo por edhe futbolliste te rinjte si Mirel Cota Teuta Artan Sakaj Flamurtari Meglid Mihani Besa Armando Sadiku Elbasani dhe Amarildo Dimo Bylis. I talentuari Mustafaj eshte shnderruar ne nje lojtar te padiskutueshem te skuadra e Shkumbinit dhe konsiderohet si e ardhmja e futbollit peqinas. 21-vjecari i peqinasve behet keshtu lojtari i dyte qe fiton kete cmim individual pas mesfushorit te Flamurtarit Hair Zeqiri i cili u perzgjodh fitues i trofeun prestigjioz ne muajin shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›