E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso Abu Dhabi fundjave stresuese

Te dielen mbyllet sezoni i Formula 1 piloti i Ferrarit kunder Veber e Fetel me Red Bull Spanjolli duhet te renditet i dyti qe te fitoje titullin kampion

Kete te diel mbyllet Boterori 2010 i Formula 1. Pas triumfit te skuadres Red Bull ne titullin per konstruktore gjate fundjaves se kaluar ne Brazil tashme mbetet vetem per tu percaktuar kampioni mes piloteve. Ne garen e fundit spanjolli i Ferrarit Fernando Alonso paraqitet si kryesues ne klasifikim me 246 pike te grumbulluara. Pas tij renditet australiani i Red Bull Mark Veber me 238 pike qe ndiqet nga shoku i skuadres Sebastian Fetel i cili ndodhet ne kuoten 231 pike. Situata e komplikuar dhe fakti qe te tre keta pilote jane ne lufte premton qe gara ne Abu Dhabi do te jete mjaft spektakolare. Alonsos i mjafton vendi i dyte ne cirkuitin e Emirateve te Bashkuara Arabe fituesi i gares merr 25 pike ndersa vendi i dyte merr 18. Me fjale te tjera nese fitues i kesaj gare eshte Veber ndersa piloti i Ferrarit ngjitet ne shkallen e dyte te podiumit spanjolli do te kete 264 pike ne klasifikimin e pergjithshem nje me shume se australiani i Red Bullit. Ne kete menyre 29-vjecari do te behej pasardhesi i Xhenson Baton i cili mban ende statusin e kampionit te botes ne fuqi nderkohe qe ky do te ishte titulli i tij i trete ne karriere.

Ne thelb ne garen e fundit sezonale ne F1 te gjithe duhet te bejne llogari te thjeshta matematike nga te cilat do te varet fati i te gjithe kampionatit. Alonso e ka te qarte situaten ne te cilen ndodhet dhe kerkon qe te mbaje te larte perqendrimin ne radhet e Ferrarit. Eumlshte e nevojshme qe te paraqitemi ne Abu Dhabi shume te perqendruar deklaroi piloti asturian. Do te jete nje fundjave shume stresuese per te gjithe por kjo eshte karakteristike e sportit te Formula 1 ku gjithcka mund te ndodhe. Fernando Alonso tashme ndodhet ne cirkuitin aziatik pasi u nis direkt nga San Paolo per te filluar procesin e ambientimit me pisten. Ai tha Mberrita pas nje fluturimi te gjate megjithate arrita te clodhesha disi. Shkova edhe ne cirkuit per te bere nje xhiro me biciklete. Kjo mbetet nje gare shume e rendesishme per ne dhe e kemi vleresuar maksimalisht e kemi te qarte se vetem nese do te jemi perfekte do te kemi shansin te realizojme objektivin qe kishim percaktuar ne fillim te sezonit. Vendi i dyte ne Interlagos na jep mundesine qe te kontrollojme fatin tone pasi nese fitoj ose renditem i dyti nuk do te jete e nevojshme te bejme asnje llogari. Mund tia dalim edhe pse e kemi te qarte qe kundershtaret tane jane shume te forte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›