Ulja e temperaturave, probleme në qarkullim
Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e debores kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullimin rrugor ne zonat veriore dhe juglindore te vendit. Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp bën me dije se akset e rrugëve ne Malsine e Madhe kalohen me vështirësi, ndersa eshte e detyrueshme qe automjetet te perdorin zinxhire natën dhe në mëngjes për shkak të ngricave. Në rrethin e Pukës ne rrugen Qafë Mali-Qafë Shllak-Kukës-Morinë dhe në rrugën Qafë Mali-Fierzë, është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.Sasia e madhe e debores qe ka rene gjate dy diteve te fundit vazhdon të mbaj te bllokuar rrugen për në Komunën Iballë.
Probleme në qarkullim si pasojë e rreshjeve të dëborës vërehen edhe në
qarkun e Kuksit ku rrugët për në komunat Arren, Zapod dhe Grykë çajë, si
dhe në disa fshatra të komunës Lekbibaj, Tropojë janë të bllokuara.
Të bllokuara nga dëbora janë edhe komunat Lurë, Kala e Dodës në rrethin e
Dibrës dhe komunat Ostren dhe Trebisht, si dhe disa fshatra të Komunës
Martanesh në rrethin e Bulqizës.
Segmenti rrugor Qafë Bualli-Bulqizë është i kalueshëm, por nevojitet
përdorimi i zinxhirëve. Drejtoria Rajonale e Rrugëve po punon në
vazhdimësi me borëpastruese dhe hedhjen e kripës dhe të skorjeve.
Situata paraqitet e normalizuar edhe në qarkun e Korçës ku gjatë dy
ditëve të fundit nuk kanë munguar rreshjet e borës. Në Qafën e Thanës
dhe Qafën e Qarrit qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në rrugën nacionale
Gramsh- Lozhan- Korçë ka patur një rrëshqitje në Moglicë, por Ndërmarrja
e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punon për zhbllokimin e saj. Por
metereologet parashikojne nje rritje te temepraturave diten e enjte,
nje rritje me kater grade celcius ne vlerat e mengjesit.
Guina Hoxha