Transportonte 4 kg kokainë. Gjykata italiane e dënon me 6 vjet burg
Drejtësia italiane dënon me 6 vjet burg një 26 vjeçare shqiptare e cila u kap në flagrancë verën e kaluar duke transportuar 4 kilogram kokainë. Etleva Barbullushi u ndalua nga karabinierët gjatë një kontrolli rutinë në provincën e Viserbas, në Rimini. Ajo shfaqi shenja nervozizmi të cilët tërhoqën vemendjen e patrullës së policisë që në një moment dyshuan se drejtuesja e automjetit nuk ndihej mirë.
Por përgjigjet belbëzuese të të resë shqiptare bënë që karabinierët
rrisnin dyshimet dhe të ushtronin një kontroll më të imtësishëm e saj ku
gjetën 4 kilogram e 100 gramë kokainë të pastër. Ne momentin e ndalimit
në makinë bashke më Barbullushin udhëtonte dhe nipi i saj 9-vjeç.
< I mëparshmi