Erjona Bejleri emërohet zv.ministre e Financave, lirohet nga detyra Xhemali

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shkarkimin nga detyra të zëvendësministres së Financave, Adela Xhemali.
Xhemali mbante këtë post që prej shkurtit të vitit 2020.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme qeveria vendosi emërimin në këtë post të Erjona Bejlerit. /j.p/