Falimenton firma që prodhonte “Kallashnikov”-in

Futja e administratës së falimentimit do t’i japë mundësinë kompanisë “Izhmash sh.a” të ruajë pasurinë e saj dhe markën. Drejtori i Përgjithshëm i “Izhmash”-it, Maksim Kuzyuk, beson se veprimet e detyruara do të pezullohen për shkak të procedurës. Përveç kësaj ai beson se do të hiqet bllokimi i llogarive të kompanisë.
Në këtë mënyrë, kompania do të jetë në gjendje të bëjë marrëveshje të reja dhe të shlyejë detyrimet e tanishme në kohë (pagesën e taksave, pagesën e kontraktorëve dhe shlyerjen e rrogave).
Në vitin 2011, “Izhmash”-i dhe Korporata shtetërore Ruse e Teknologjisë zhvilluan një koncept për ristrukturimin e kompanisë. Si rezultat u krijua kompania e quajtur “Shoqata Shkencore dhe Industriale Izhmash” (NPO Izhmash), një degë e Korporatës shtetërore Ruse të Teknologjisë. Të gjitha detyrimet kontraktuale dhe personeli u riregjistruan me emrin e kompanisë së re.
Agjencitë shtetërore të lajmeve thanë në janar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk kishte në mend ndonjë plan për të porositur armë nga “Izhmash”-i dhe se automatiku i ri i sulmit AK-12 u tha se nuk ishte gjë tjetër veçse një blof. Ndërkohë, zyrtarët e “Izhmash”-it thanë se AK-12 ishte dizajnuar për eksport dhe për të përmbushur të gjitha kërkesat për një armë moderne, të vogël.
Një porosi e shtetit do t’i jepte kompanisë mundësinë të prodhonte në seri AK-12 dhe të ringrihej. Testimet shtetërore të kësaj arme mund të fillojnë në fund të vitit 2012 ose në fillim të vitit 2013. Ministria ruse e Punëve të Brendshme, tashmë raportohet se ka shfaqur interes të madh për këtë armë tashmë.
“Zhvillimi i një arme të re automatike është prioritet i ‘Izhmash’-it në mënyrë që të rifitojë terrenin e humbur në tregun botëror”, tha Maksim Kuzyuk, Drejtori i Përgjithshëm i “Shoqatës Shkencore dhe Industriale Izhmash”.
(Republika e Udmurtit është një republikë federale e Rusisë. Ky shtet ka një popullsi prej 1 521 420 banorësh dhe kryeqytet Izhevskun.)
2012-04-09 18:34