E Diel, 1 Nëntor 2026

Te pakenaqurit nga jeta kalojne kohe ne rrjete sociale



E ndersa pak dite me pare u raportua se popujt, te cilet jetojne ne vendet skandinave jane me te lumtur, perseri nga keto vende raportohen te tjera studime, te cilat kane te bejne me lumturine. Keshtu nje raport me te fundit del se ata qe kalojne shume kohe ne rrjete sociale jane me pak te lumtur me jeten e tyre. Ne kete perfundim kane arritur shkencetaret e Universitetit te Gotenburgut (Suedi), te cilet tregojne se shume perdorues te internetit hyjne ne rrjetin shoqeror sapo ndezin kompjuterin. Kjo sjellje, sipas tyre, eshte nje varesi, nga e cila rrezikohen personat me te ardhura te pakta dhe ata me arsim te ulet. Nga sondazhi suedez doli se 85 per qind e atyre qe navigojne ne internet hyjne cdo dite ne "Facebook" dhe gjysma e tyre deklaruan se gjeja e pare qe bejne, pasi ndizet kompjuteri, eshte hyrja tek profili. Ne sondazh moren pjese 1 mije persona te moshes 18-73 vjec. "Facebook mund te behet nje ves ne menyre te pandergjegjshme dhe mund te krijohet nje varesi e rrezikshme", - shprehet Leif Denti i Universitetit te Psikologjise ne Gotenburg. Per sa i perket gjinise, femrat jane ne pergjithesi me aktive se meshkujt ne "Facebook".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›