Erjoni kalon gardhin për Oltën, sqarohet me Bertinën
Shumë diskutime, hatërmbetje për shkak të lojës me vezë, keqkuptime, dëshirë për t’u njohur më shumë, thyerje rregullash e lojëra... Diskutimet, thashethemet për njëri-tjetrin të gjitha këto e shumë të tjera kanë ndodhur mes banorëve të shtëpisë më të famshme në vend.
Jetmiri t’i lajë këmbët Oltës?!
Banorët që janë në nominim diskutojnë për marrëdhëniet e reja në shtëpi. Pas një kohe të gjatë zënke, Jetmiri dhe Olta më në fund janë pajtuar. Jetmiri i ka kërkuar Oltës që t’i bëjë masazh dhe në shkëmbim të kësaj ai i ka thënë vajzës që t’i kërkojë çfarë të dojë. Olta i ka kërkuar Mirit që t’i lajë këmbët. Këtë gjë Jetmiri fillimisht e ka marrë si shaka. Në një moment ai pyet Oltën duke i thënë: “Seriozisht e kishe për atë që the qëparë apo po bëjë shaka?”. Olta i përgjigjet “po”. Ai i thotë se këtë gjë nuk mund ta bëjë kurrë, se këtë mund ta bëjë vetëm për një njeri. Përgjigjja e tij e ka irrituar Oltën. “Nëse nuk mund të bësh diçka mos thuaj ‘më kërko çfarë të duash’”, i ka thënë ajo. Jetmiri këmbëngul se nuk do ta bëjë këtë, sepse nuk mund të dalë kundër parimeve të veta. “Do të pëlqente të bëje “labin e Big Brother-it” të të lajë këmbët?”, vijon më tej Jetmiri duke e acaruar më shumë Oltën, e cila këmbëngul se ai duhet t’ia lajë patjetër këmbët, sepse ai i kishte premtuar. Gjatë një diskutimi me banorët e tjerë, Miri thotë se Olta e ka planifikuar këtë për t’u dukur në sytë e publikut si një vajzë e fortë, e cila arriti të bënte një djalë që t’i lajë këmbët. “Ajo kështu mendon, por ta harrojë nuk e bëj veten unë që të më shohin 3 milionë banorë duke i larë këmbët asaj”, shton Jetmiri.
Thashetheme
Në shtëpinë e vjetër banorët flasin për sjelljen dhe lojën e banorëve të shtëpisë së re, duke e cilësuar si të gabuar. Hakiu është prekur nga fakti që banorët në formën e një loje nuk i kanë folur. Ai thotë se duke qenë në nominim kjo nuk duket veprim i mirë për publikun. Te gardhi afrohet Olta, e cila fillon të flasë me Gracielën. Graciela e pyet nëse ideja për të mos u folur banorëve të shtëpisë së vjetër ishte e Jetmirit. Pas kësaj Olta nis të tregojë për lojën dhe më pas për debatin që ajo pati disa minuta më parë me Jetmirin për larjen e këmbëve. E teksa ajo flet me Gracielën, banorët në shtëpinë e re bëjnë thashetheme për Oltën. Renato thotë se fakti që ajo i ka kërkuar Jetmirit që t’i lajë këmbët duket që ka qenë i qëllimshëm. Pas disa minutash aty vjen Olta dhe sërish nis debati mes saj dhe Jetmirit. Ai thotë se nuk e kishte menduar kurrë që një vajzë do t’i kërkonte që t’i lante këmbët. Olta nga ana tjetër insiston se ajo nuk e kërkoi këtë gjë në mënyrë të qëllimshme, por thjesht ajo i kishte ardhur në mendje për momentin, duke theksuar se është zhgënjyer nga refuzimi i Jetmirit dhe mënyra e tij e reagimit. Thashetheme për Oltën zhvillohen edhe në ballkonin e shtëpisë së vjetër ku Hakiu dhe Erjoni komentojnë sjelljen e saj. Të dy djemtë theksojnë se Oltës tashmë i ka hipur një mendjemadhësi e dukshme.
Erjoni thyen rregullat
I nxitur nga Olta, Erjoni kalon gardhin ndarës midis dy shtëpive dhe përqafon Oltën dhe më pas kthehet përsëri në ambientin e shtëpisë së vjetër. Tashmë Erjoni është mërzitur për këtë veprim të pamenduar mirë. Ai është i frikësuar nga ndëshkimi që mund t’i japë “Vëllai i Madh” për shkeljen e rregullave të shtëpisë. Kështu, banorët e tjerë komentojnë sjelljen e tij, ndërsa Rezarta tregon në detaje ngjarjen, pasi ishte e pranishme. Ajo tregon se Erjoni i tha Oltës që ta përqafojë dhe kjo e fundit ia kthen që të afrohet ai, sepse ajo nuk mundet. Kështu, Erioni kapërcen gardhin, përqafon Oltën dhe kthehet përsëri. Rezi thotë se e gjithë kjo ka ndodhur për një kohë shumë të shkurtër. Të tjerët komentojnë duke thënë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të nxitjes nga ana e Oltës, ndërsa Erjoni vetë thotë se e gjithë kjo ishte spontane. Sipas Klodit, këto janë shenjat e një dashurie që Erjoni ndien për Oltën. Të tjerët qeshin nga kjo thënie, por Erjoni nuk e pranon.
Loja e shishes zbulon sekrete
Në shtëpinë e re në banorët flasin për Erjonin dhe penalizimin e tij dhe duken të shqetësuar për këtë gjë. Në shtëpinë e vjetër banorët e rinj së bashku me ata të vjetrit kanë vendosur që të luajnë. Ata vendosin të luajnë lojën e shishes, por si dënim humbësit i duhet që t’i përgjigjet një pyetje që do t’i bëjë kundërshtari. Kështu ata ulen te kolltukët dhe fillojnë lojën. Pyetjet që banorët u bëjnë njëri-tjetrit janë të ndryshme, por të gjitha janë interesante. Shishja zbulon sekretet e banorëve në shtëpinë e BB. Kështu, Ada tregon se ka dashuruar për herë të parë në moshën 14-vjeçare. Klodi si sakrificën më të madhe për një femër quan një dhuratë që ka kushtuar 3 mijë euro. Rezarta thotë se ka bërë dashuri për herë të parë në moshën 19-vjeçare, ndërsa Valoni në moshën 17-vjeçare. Klodi thotë se më keq në jetë është ndier në vdekjen e babait. Bertina thotë se e do Erjonin më tepër se shok.
Graciela: “Me ty dhe Oltën përfundon këtu”
Graciela flet me Jetmirin për lojën e zhvilluar një natë më parë, ku banorët e nominuar i gjuajtën me vezë dhe miell banorët e tjerë. Ajo thotë se ka biseduar edhe me Oltën për këtë gjë dhe shton se prej saj dhe Mirit nuk e priste këtë gjë. Miri nuk arrin të kuptojë se për çfarë e ka fjalën dhe kur Graciela i tregon se bëhet fjalë për këtë lojë, ai habitet. Ajo vazhdon me idenë e saj se edhe nëse dikush mund ta kishte çuar ndërmend, ai dhe Olta duhej t’i kishin ndaluar pikërisht për hatër të bashkëjetesës dhe faktit që kanë kaluar mirë me ta. “Nëse ju e bëtë me qëllim, atëherë do të thotë se ju për tri javë jeni treguar falsë me ne e nuk na keni respektuar”, shprehet ajo dhe shton se nuk ishte lojë, por një fëlliqësirë dhe se ata u shpallën luftë personave që dikur kishin ndarë shtëpinë, ushqimin e bisedën. “Përkrahjen e respektin tim do ta kesh, por shoqërinë dhe mirësjelljen e mëparshme nuk do ta kesh më as ti e as Olta”, përfundon ajo. Jetmiri ia kthen se një ditë ajo ka për t’i kërkuar të falur për këto që po thotë, por shton se e respekton vendimin e saj dhe se është e lirë të bëjë çfarë të dojë.
Sqarime
Seldi dhe Domenika sqarohen për disa keqkuptime që kanë pasur me njëri-tjetrin. Domenika i vë në dukje Seldit se shpesh sillet keq me të dhe se në disa raste ai e bën edhe në sy të të tjerëve duke e vënë në siklet. Seldi shprehet se ka raste që e bën pa vetëdije, por ka dhe të tjera që ndihet xheloz. Dy të rinjtë sqarohen për keqkuptimet e krijuara e më pas diskutojnë për banorët e tjerë. Në anën tjetër të kopshtit ndodhet Erjoni me Bertinën të cilët gjithashtu kanë një bisedë për të sqaruar. Erjoni i thotë se ajo sillet ndryshe me të e ndryshe me të tjerët dhe se disa shaka atij ia merr për keq, ndërsa të tjerëve jo. Bertina ia kthen se ndryshe e shikon atë e ndryshe të tjerët, por Erjoni thotë se kjo gjë e bën të ndihet keq. “Nëse e krahason veten me të gjithë atëherë...”, i thotë Bertina, por Erjoni ia lë fjalën përgjysmë dhe i thotë se nuk e ka në atë pikë që e ka kapur ajo dhe shton se mund të bëjë ç’të dojë.
ADAMosha: 27 vjeç
Vendbanimi: Bergamo (Itali)
Vendlindja: Tiranë
Arsimi: I mesëm
Statusi civil: Beqare
Thotë se është e qetë, e duruar dhe se ka karakter të fortë. Gjërat që ka realizuar deri tani në jetë i ka arritur me forcat e saj. I pëlqejnë sfidat. Jeton në Itali prej 9 vjetësh. Jeta e saj ka pasur mjaft ulje-ngritje, por me shumë kurajë dhe forcë ia ka dalë të ndërtojë një stabilitet për veten dhe familjen e saj. Prej disa kohësh, ajo drejton një restorant-piceri në qytetin ku jeton. Kur ka qenë në Shqipëri ka pasur disa eksperienca televizive, si modele e figurante në spektakle të ndryshme televizive. Jeton me prindërit; ka dhe një motër më të madhe, që jeton gjithashtu në Itali. I pëlqejnë sportet, sidomos futbolli. është tifoze e çmendur me ekipin e Tiranës. Në moshën 15-vjeçare përjeton dashurinë e parë. Përvoja e dytë më e rëndësishme e jetës së saj përfundoi në një fejesë, që tani është prishur. Hyn në “Big Brother”, sepse është më shumë një sfidë me vetveten. Për herë të parë do të bëjë diçka që t’i shërbejë asaj dhe vetëm asaj.
BLEDARMosha: 36 vjeç
Vendbanimi: Këln (Gjermani)
Vendlindja: Elbasan
Arsimi: I mesëm
Statusi civil: Beqar
Thotë se është një tip i komunikueshëm, i pëlqejnë sfidat. Jeton në Gjermani prej 16 vjetësh. është larguar nga Shqipëria në vitin ’93. Në sjellje dhe mënyrën e jetesës është më shumë gjerman sesa shqiptar. Në Shqipëri ka kryer shkollën 8-vjeçare dhe të mesmen. Profesioni i tij është parukeria, por këtë e ushtron vetëm privatisht. Momentalisht punon në një restorant italian. Familja përbëhet nga nëna, babai, vëllai dhe motra. Vëllai jeton me prindërit në Elbasan, ndërsa motra jeton në Verona të Italisë. Bledari thotë se prindërit nuk e njohin shumë mirë, sepse ai konsumon shumë pak kohë në Shqipëri. I pëlqen shumë të udhëtojë. Një nga hobit e tij të dikurshme është muzika. Instrumenti i preferuar është kitara, të cilën e ushtron nga pak. Ka qenë i martuar për 7 vjet me një vajzë italiane. Megjithëse sot janë të ndarë, komunikojnë shpesh dhe ruajnë marrëdhënie shoqërore. Për momentin nuk ka asnjë lidhje “të sigurt”. Hyn në “Big Brother” për t’u njohur më nga afër me realitetin e sotëm shqiptar.
KLODIANMosha: 35 vjeç
Vendbanimi: Milano, Itali
Vendlindja: Lezhë
Arsimi: I mesëm
Statusi civil: Beqar
Thotë se është i dashuruar me jetën, është shumë i ndjeshëm dhe i lidhur fort me gjërat e mia më të shtrenjta: familja dhe shoqëria. Në vitin ’93 lë Lezhën, qytetin e tij të lindjes për të filluar një jetë të re në Itali. Fillimisht ka pasur një jetë mjaft të vështirë në emigracion, por me këmbëngulje dhe shumë besim te vetja arrin të gjejë një vend të mirë pune në një nga diskotekat më të famshme të Milanos ku është drejtor artistik. Familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e tij. Nëna është pika e dobët. Mes 4 vëllezërve dhe 1 motre, Klodi është fëmija i adhuruar prej saj. Marrëdhënien më të fortë e ka me Alketin, vëllain e madh, i cili jeton në Itali. Adhuron modën dhe shpenzon shifra të çmendura për veshjet. Marrëdhëniet me femrat janë të shkëlqyera. Momentalisht nuk ka asnjë lidhje të qëndrueshme. Hyn në “Big Brother” për t’u treguar atyre që e njohin se Klodi nuk është vetëm ai që njohin, por ka dhe shumë vlera të tjera të pashfaqura.
REZRATAMosha: 21 vjeç
Vendbanimi: Prishtinë
Vendlindja: Prishtinë
Arsimi: Studente në Fakultetin Ekonomik
Statusi civil: Beqare
Thotë se ka njohuri të gjera dhe është gjithmonë e gatshme për debat. Në shoqëri është gjithnjë e suksesshme. Pret të diplomohet së shpejti në degën e Ekonomisë. Ka jetuar për 8 muaj në Amerikë, ku ka bërë punë të ndryshme. Atje ia ka kaluar shumë mirë dhe ka njohur njerëz të vendeve e kulturave të ndryshme. Fëmijërinë e saj e ka kaluar në Prishtinë. Ka ndjekur shumë kurse, sporte dhe aktivitete që janë zhvilluar në qytet. Familja e saj përbëhet nga prindërit, të dy ekonomistë në një firmë private. Gjithashtu, ka dhe dy vëllezër, Gentianin dhe Ngadhnjimin, që janë në shkollë. është shumë e lidhur me modën, madje ka pasur dhe disa eksperienca në këtë fushë. Pëlqen filmat dhe muzikën. Nuk rri dot pa i-pod-n e saj.
Marrëdhëniet me meshkujt nuk kanë qenë asnjëherë problem për të, sepse ajo tërheq gjithmonë vëmendjen e tyre. Hyn në “Big Brother” për famë, për para dhe për një eksperiencë të re.
VALONMosha: 20 vjeç
Vendbanimi: Prishtinë
Vendlindja: Prishtinë
Arsimi: I mesëm
Statusi civil: Beqar
Thotë për veten: “Pika ime më e fortë është buzëqeshja. Pika ime e dobët janë femrat. Jam shumë i përshtatshëm për këtë program dhe jam i aftë të bëj shoqëri të reja”.
Eksperiencat: Ka qenë figurant në reklama të ndryshme që janë realizuar në Prishtinë. Ka punuar për pak kohë si kamerier në një kafene. Qëllimi që i ka vënë vetes është të vazhdojë shkollën e lartë për Marketing.
Familja: Valoni jeton me prindërit, 2 motrat dhe vëllain. Një nga motrat është binjake me të. Të dy prindërit janë në marrëdhënie pune. Duke qenë se Valoni është natyrë paksa dembele, prindërit e motivojnë gjithnjë për të studiuar, punuar dhe për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë.
Interesa & hobi: Adhuron natyrën, sportet ekstreme dhe muzikën. Fundjavave argëtohet nëpër pub-et e Prishtinës me miqtë e tij më të ngushtë.
Marrëdhëniet me femrat: Thotë se është shumë i suksesshëm me femrat. Nuk ka qenë asnjëherë pa një femër në krah. Nga femrat shqiptare pëlqen më shumë Zajminën.
Hyn në “Big Brother”... Sepse duke qenë se ka aftësi shumë të mira për të aktruar, mendon se “Big Brother” i ofron terrenin e duhur për të provuar veten. Por jo vetëm kaq.