Dinamo-Tirana, derbi me shumë enigma
“Nëndetsja”, skuadra më në formë përballet me kampionen në fuqi. Kompanitë e basteve shohin skuadrën e Muçës si fituese në sfidën mumër 119
Dash Frashëri
Cilindo të pyesësh nga të dyja kampet, si nga Dinamoja (në super-formë) ashtu dhe nga Tirana (në moment jo të mirë), qofshin këta trajnerët (Muça apo Tafaj), por dhe veteranët e këtij derbi të përjetshëm (Pisha e Nallbani), do të japin të njëjtën përgjigje: “Derbi mbetet derb dhe i ka të gjitha rezultate”. Dinamo-Tirana, derbi i vetëm i kryeqytetit gjatë kampionatit të 71-të kombëtar (luhet në “Qemal Stafa”, ora 19:00, direkt në paketën dixhitale “Tring”), pritet të jetë më shumë se një përballje midis dy skuadrave, që së bashku kanë fituar 41 nga 70 kampionatet e përfunduara deri tani. Dinamo, skuadra që kryeson e vetme Superligën pas gjashtë javësh të luajtura, ka vendosur hegjemoninë në këtë sezon, duke krijuar qysh tani një diferencë të qartë prej tetë pikësh ndaj 24-herë kampioneve të Shqipërisë, e që mund të thellohet deri në 11 pikë, nëse blutë e Shkëlqim Muçës do të marrin pikë të plota kundër rekordmenëve të vendit.
Për Tiranën, që në gjashtë javët e para ka një ekuilibër të plotë rezultatesh: 2 fitore, 2 barazime e 2 humbje, ndeshja kundër Dinamos ka një kuptim të veçantë. Së pari, pasi do të luajë kundër një tekniku si Shkëlqim Muça, që nga ana e tij ka fituar tre tituj kampion si trajner me bardheblutë, e është një nga njohësit më të mirë të ambientit të klubit nga “Skënder Halili”.
Në ndeshjen e vështirë kundër Dinamos për Tiranën do të debutojë në bankinë “de juro”, Alban Tafaj, por “de facto”, idetë në fushën e lojës do të jenë të ndihmësit të tij, Nevil Dede. Dy ish-lojtarët e famshëm të Tiranës kanë zëvendësuar kroatin e larguar Ilija Lonçareviç pas dorëheqje së këtij të fundit pas barazimit fatal 1-1 me Kastriotin në kryeqytet. Tirana do të këtë në fushën e lojës dhe golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar, Migen Memelli, që nga ana e tij do të bëjë edhe debutimin sezonal në këtë edicion. Dinamo nuk ka humbur asnjë ndeshjen në këtë sezon, duke fituar pesë nga gjashtë takimet e luajtura dhe kjo statistikë në përballjen e parë sezonale kundër Tiranës, por edhe e 119-ta historike, vlen shumë, ndaj një formacioni bardheblu që vuan shumë për të gjetur golin: 4 të tillë në 6 ndeshje.
Kuotat e basteve
Kompanitë e basteve e konsiderojnë si krejt të mundshme fitoren e Dinamos: 1.60 kuotohet fitorja e bluve, kundrejt 5.02 të Tiranës
Barazimi është fiksuar në 3.26.
Sezoni i kaluar
Gjatë tri ndeshjeve të sezonit të kaluar Tirana i fitoi doli fitimtare në të tre takimet: 2-1 fazën e parë, 4-2 në të dytën dhe 3-2 në të tretën.
Statistikat historike
Në 119 ndeshje në kampionat, Tirana ka një bilanc më pozitiv: 48 fitore, kundrejt 43 të Dinamos, teksa 27 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Kategoria Superiore
Java 7
Dje, 17.10.2009
Apolonia-Gramozi 3-0
Sot, 18.10.2009
Besa-Flamurtari 13:00
Kastrioti-Skënderbeu 14:30
Teuta-Laçi 14:30
Vllaznia-Shkumbini 14:30
Dinamo-Tirana 19:00
“Zonjusha” Apolonia “shqyen” Gramozin
Apolonia fitoi 3-0 kundër Gramozit në ndeshjen hapëse të javës së 7-të Kategorisë së Parë, duke regjistruar fitoren e tretë resht dhe të katërtën në shtëpi, duke pasur dhe një rekord të bukur golash: 8 të shënuar dhe asnjë të pësuar. Ndaj një Gramozi të mbërritur në “Loni Papuçiu” me synimin marrjen e një pikë në transfertën fierake, Apolonia u paraqit në fushë tepër agresive nga minuta e parë dhe deri të fërshëllima e fundit e gjyqtarit Artan Taullahu. Pas humbjes së 11-metërshit nga ana e kapitenit Sead Haxhibuliç në minutën e 46-të, ishte Edin Ferizoviç ai kompensoi gabimin e shokut të tij, duke e çuar të qetë skuadrën në dhomat e zhveshjes. Një gol i bukur për Ferizoviçin, vetëm pesë ditë pasi ai ka mbushur 22-vjeç. Pjesa e dytë ishte e tëra “bardhejeshile”. Sead Haxhibuliç dyfishoi shifrat në minutën e 58-të (goli i katërt sezonal i tij), ndërsa Agim Meto me një kryevepër nga gjuajtja e lirë vulosi shifrat 3-0, duke firmosur fitoren e pestë në shtatë javë kampionat të Apolonisë. “Zonjusha” e drejtuar me kompetencë nga trajneri Esad Karishik, dhe me një grup lojtarësh cilësorë shfaqet si një pretendente e fortë jo vetëm për një vend në Europë, por ndoshta edhe më shumë. Apolonia u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke kapur përkohësisht vendin e dytë, pas Dinamos (16), por Besa (14) një ndeshje më pak, pikërisht atë kundër Flamurtarit, takim i programuar për ditën e diel. Gramozi, nga ana e tij, duket se ka ende për të mësuar nga Kategoria Superiore, kompeticion në të cilin merr pjesë për herë të parë në historinë e tij.
19 Tetor 2009