E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erkand Qerimaj, sot në pedanë për medalje

Në ditën e katërt të garave për kuqezinjtë konkurroi Xhulio Prroni në baterinë B të peshës 77 kg

Në ditën e katërt të garave të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në qytetin e Durrësit, ka konkurruar në peshën 77 kg në baterinë B peshëngritësi Xhulio Prroni. Peshëngritësi shkodran është renditur i dyti në baterinë e tij me 133 kg në stilin e shkëputjes, 160 kg në shtytje dhe 293 kg në dygarësh. Në vend të parë në këtë bateri u rendit turku Arif Yalcin me 140 kg në shkëputje, 155 kg në shtytje dhe 295 kg në dygarësh. Por konkurrimi më interesant i kësaj peshe do të zhvillohet sot, në orën 10.00, në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit, ku në batërinë A konkurron një tjetër peshëngritës shkodran, Erkand Qerimaj. Për të ndjekur "idhullin" e tifozërisë shkodrane, bashkia e këtij qyteti ka vënë në dipozicion dy autobusë, që do të udhëtojnë që herët në mëngjes drejt Durrësit për të ndjekur nga afër garën e peshëngritësit Erkand Qerimaj. Ndërkohë, vetë sportisti shprehet se në garën e tij europiane ai hyn për podin e medaljeve.

Medaljet europiane, sot vetëm për femra

Kampionati Europian i 11-ti për femra ka shpallur dje fituesit e radhës në kategorinë 63 kg për femra. Kampione Europe në këtë peshë u shpall rusja Natalia Kaverini me 90 kg në shkëputje, 110 kg në shtytje dhe 200 kg në dygarësh, e ndjekur në vend të dytë nga armenia Heghine Jepremian me 88 kg në shkëputje, 107 kg në shtytje dhe 195 kg në dygarësh, ndërsa në vend të tretë me medalje bronzi u rendit Figen Kaja e Turqisë me 87 kg në shkëputje, 108 kg në shtytje dhe 195 kg në dygarësh. Kjo e fundit e humbet të argjendtën në dygarësh vetëm për peshë trupore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›