E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do vijojmë uljen e mëtejshme të taksave

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qerret Karpen në komunën Golem të Kavajës.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se falë uljes së taksave u bë e mundur rritja e bizneseve në vend si dhe u trefishuan eksportet.

“Në këto vite kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë por kemi ende punë për të bërë dhe do të ndërtojmë të gjitha rrugët e vendit. Zotimi ynë është aty ku ju jetoni do keni infrastrukturë të njëjtë me lagjet e qyteteve. Këto vite ne sëbashku ia dolëm të anëtarësohemi në NATO, ia dolëm të ndërtojmë një infrastrukturë moderne, ia dolëm të rrisim rrogat dhe pensionet, ia dolëm që turizmi të rritet 13-14 herë, ia dolëm sëbashku të financojmë 45 mijë projekte në fshatrat e Shqipërisë tha Berisha

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›