Admir Teli: Franca nuk është vetëm Riberi

/* */
Mbrojësi shkodran Admir Teli, i njohur botërisht për mbulimin e rreptë që i bëri lojtarit më të shtrënjtë në botë, Kristiano Ronaldos, në barazimin e famshëm 0-0 në Braga të Portugalisë, për eliminatoret e Botërorit 2010, tha se është e natyrshme që të luajnë kundër lojtarëve më të mëdhenj në Europë.
“Normale, që është një ndeshje e vështirë. Do të luajmë kundër disa prej emrave të mëdhenj, por që me Kombëtaren e tyre shpesh nuk kanë dhënë atë që japin me ekipet ku luajnë. Gjithmonë në Kombëtare është ndodh që yjet shpesh të mos të paraqiten mirë”, - tha Teli, i cili luan në Azerbajxhan me Karabak.
“Më shumë frikë do të kisha ekipin e Francës sesa emrat e saj, si Benzema apo Riberi. E kemi parë dhe me ekipet e tjera, që në shumë kombëtare shumë të njohura lojtarë cilësorë nuk kanë bërë shpesh lojëra të mira”.
Në lidhje me strategjinë e ekipit tonë, Teli i cili ka zhvilluar 7 ndeshje me përfaqësuesen tha “Duhet të luajmë si grup dhe jo si individë, vetëm kështu mund t’i përballojmë francezët”.