E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali gati me dy klipe të reja

Ndonëse ka paralajmëruar se është duke punuar intenzivisht në dy këngë të reja, duket se më në fund ato janë finalizuar.
Ermal Fejzullahu ka rrëfyer se është në përfundim të dy këngëve të reja, të cilat do të vijnë edhe me videoklipe.

Përveq këngëve, ai ka treguar se është duke punuar edhe në albumin e ri. Për më tepër, Ermali ka lënë mundësinë e hapur për realizimin e një dueti, gjë për të cilën ai nuk ka asgjë konkrete.

Ndërsa sa i përket angazhimeve nëpër bregdete, Ermali ka rrëfyer për Tribuna '' Jam i ngarkuar nëpër mbrëmje të shumta muzikore të cilat mbahen nëpër vende bregdetare ku do të jem prezent për të kënduar secilën natë.

Gjithashtu do të jem fuqishëm i fokusuar edhe gjatë verës. Do të jem i pranishëm në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Malit të Zi'. Për gjithë fansat e tij, Ermalin do ta gjeni atje duke filluar prej datës 1 korrik. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›