E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali:Françeska e sajoi tradhtinë time, për t’u vetëmbrojtur

TIRANE - Ermal Merdani, djali simpatik i “BB5”, që mban veç të tjerash edhe titullin “Mister Albania”, vjen sot në këtë intervistë të parë pas ndarjes nga Françeska, ku tregon se si çdo marrëdhënie edhe ajo mes tyre pati një fund... Tradhtia për të cilën akuzohet dhe planet që ka për të ardhmen, janë disa nga pikat e tjera ku kemi ndaluar.
Si po kalon këto kohë?
Këto kohë po kaloj shumë mirë. Jam duke u marrë me shkollën, meqë fillon sezoni i ri dhe këtë vit është viti i fundit në bachelor dhe prioriteti im është shkolla, pastaj vijnë puna dhe qejfet (qesh).
Singëll apo i dashuruar?
Singëll. Për momentin nuk jam i dashuruar, sepse unë sapo jam ndarë dhe nuk dua të tregohem i padurueshëm nga kjo anë.
Pse u ndave nga Françeska?
U ndamë, sepse si çdo lidhje që ka një fillim ka edhe një mbarim. Ky ishte fundi për ne, ishte një vendim i përbashkët, nuk vendosi njëri apo tjetri.
Është e vërtetë që ti e ke tradhtuar, siç Françeska ka thënë?
E kam dëgjuar që jam përfolur si tradhtar nga ish-e dashura ime në një intervistë që ajo ka dhënë së fundmi. Të them të drejtën nuk e kam lexuar çfarë ka thënë konkretisht Françeska në të, por unë nuk e kam tradhtuar. Gjithsesi s’më takon të komentoj shumë lidhur me këtë, ka qenë opinioni i saj dhe siç dihet femrat gjithmonë e gjejnë një arsye të vetëmbrohen.
Me çfarë do merresh tani?
Kisha një provim të mbartur për efekt kohe, për shkak të “BB”, por edhe këtë provim e dhashë para 2 ditëve, e hoqa qafe me pak fjalë (qesh). Tani po pres të fillojë shkolla, dhe jam duke pritur të filloj ndonjë punë dhe të angazhohem në ndonjë parti politike, ku do të jem në strukturat rinore të atij krahu politik që unë do aderoj.
U fol për një projekt në media. A do realizohet?
Po, gjatë verës kam pasur tratativa për në media, por këtu tek ne deri ditën e fundit të mbajnë me shpresa, pastaj, krejt papritur ndryshohet plani dhe si gjithmonë ti mbetesh jashtë (qesh). Gjithsesi unë shpresoj të jem në media, sepse kam shumë dëshirë. Është një nga fushat ku mua më pëlqen shumë që të jem prezent, sepse përmes medias ti bëhesh njësh me publikun dhe veç kësaj ka shumë emocion dhe adrenalinë puna në këtë ambient. Është fantastike mendoj, një eksperiencë e tillë, ndaj shpresoj që dhe unë të jem pjesë e saj një ditë, gjithmonë me pak ndihmë dhe me vullnet.
Ndërkohë, do vazhdosh të jesh pjesë e Kuvendit Civil?
Nuk do të jem më pjesë e Kuvendit Civil. Kjo organizatë është kthyer tashmë në një parti politike për të gjithë të rinjtë me vizion. Unë do vazhdoj të jem konsulent i jashtëm, por nuk do të kem më postin që kam pasur për 2 vite me radhë si nënkryetar. Gjithsesi mund të them që ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua, sepse kam punuar me të rinj shumë të vullnetshëm, dhe bashkë kemi ndërmarrë shumë aktivitete, duke filluar nga ato me karakter social, tek ato bamirëse apo kulturore.
Po me modeling, do merresh më?
Me modeling nuk merrem më. Madje që dy vite më parë kur u shpalla ‘Mister Albania’ kam hequr dorë nga ky pasion, sepse nuk është një fushë me të ardhme dhe për më tepër, të ardhurat që sigurohen përmes saj janë të pakta. 

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›