Nishani: Ina Rama nuk është në nivelin e duhur
Presidenti Bujar Nishani tha dje se jep garanci të plotë që do t’i përmbahet Kushtetutës për mandatin e kryeprokurores Ina Rama pa dashur të bëhet pjesë e debatit mes pozitës dhe opozitës për kohën kur ajo duhet të zëvendësohet. Duke komentuar zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës kreu i shtetit deklaroi se do të konsultohet me konstitucionalistë, por sipas tij Prokuroria ‘nuk është në lartësinë e organit të akuzës’. I ftuar mbrëmë në “Opinion” të Blendi Fevziut, Nishani foli edhe për raportet me opozitën ndërsa shprehu gatishmërinë për t’u takuar me kreun e PS-së Edi Rama. Sa i përket një takimi mes z.Berisha dhe z.Rama, kreu i shtetit tha se nuk është i domosdoshëm prej tij një takim mes tyre.
Z. Nishani si ka ndryshuar jeta juaj, e keni humbur qetësinë nga ministër në president ?
Varet nga këndvështrimi. Personalisht ndjej që kam më shumë punë, më shumë angazhime, më shumë energji, më shumë takime.
Kemi të bëjmë me një vrasje tragjike si ajo e kryepolicit të Shijakut. Rezulton i vrarë. Si e përjetuat dhe a ndjeni përgjegjësi të shtetit në këtë rast ?
Akti i vrasjes ishte një akt barbar, kriminal, me pabesi, duke ngritur dorën kundër shtetit. Kundër shtetit që nuk i ndëshkon. Shteti ka tërë përgjegjësinë e tij që të veprojë me forcën e ligjit. Aktiviteti kriminal kryhet pa marrë parasysh ndonjë limit kurse shteti duhet të veprojë.
Kush e vrau z. Tahirin, një person, një keqbërës apo shteti që nuk kishte vepruar?
Dora e këtij krimineli pa dyshim, por fakti që shteti nuk ka vepruar ndaj këtij vrasësi sigurisht që ka një përgjegjësi dhe duhet të bëhet një hetim për këtë çështje. Pas vizitës që bëtë në KE, besoni se Shqipëria do ta marrë statusin?
Unë jam optimist për këtë. Gjeta një klimë besimi tek përfaqësuesit e lartë të KE-së dhe konstatova që vlerësimi i tyre për Shqipërinë ishte real. Arritjet dhe zhvillimet njihen shumë mirë, ashtu siç u përcaktua qartë për ditët në vijim. Çdo orë dhe çdo ditë që ka mbetur deri në shpalljen e progres-raportit për të përmbushur edhe ato detyra që kanë mbetur.
Një nga debatet e hapura është kur mbaron mandati i Ina Ramës. Ka një ide të mazhorancës që i mbaron në fund të nëntorit dhe të tjerë që thonë në prill të vitit tjetër. Kur mbaron mandati i saj?
Është tagri i presidentit që të emërojë kryeprokurorin e Republikës dhe më pas të marrë pëlqimin e parlamentit. Presidenti ka vetëm një zgjedhje, që është respektimi i Kushtetutës.
Dhe sipas Kushtetutës, kur e çon presidenti dekretin në Kuvend?
Të jeni të sigurtë se dekretin do ta çoj në kohën që kërkon Kushtetuta. Sigurisht unë do të konsultohem me këshilltarët e mi dhe ekspertët. Jo vetëm që është Kushtetuta e qartë, por dhe ligjin për prokurorinë i cili nuk ka asnjë vend për dyzim nga ana e presidentit. Kandidati i ri do të jetë një figurë profesionale.
Pra s’do të jetë znj. Rama?
Znj. Rama do të ketë mbështetjen e presidentit deri në ditën e fundit të mandatit të saj. Unë nuk kam marrë vendim për momentin, por ajo që është fakt është se prokurorja nuk është në nivelin e kërkuar, në lartësinë e duhur dhe kërkohet një ridimensionim i organit të akuzës në luftën kundër krimit, ndaj znj. Rama do të ketë mbështetjen e presidentit deri në fund.
Pra do të kemi një prokuror të ri?
Isha shumë i qartë në përgjigjem time. Në momentin kur Kushtetuta e detyron presidentin që të marrë një vendim, presidenti nuk ndikohet nga komente dhe deklarata, por do të zbatojë me korrektesë kushtetutën e vendit. Këtë duan dhe qytetarët.
Meqenëse thatë që kushtetua e bën të qartë mandatin e kryeprokurorit, kur do ta zgjidhni?
Në kohën e duhur do të kemi kryeprokurorin e ri.
Është nëntori apo prilli?
Presidenti do të shkojë në parlament me propozimin e tij.
Nuk shihet znj. Rama më si kryeprokurore?
Znj. Rama do të ketë mbështetjen time deri në mbyllje të mandatit. Marrëdhëniet e mia më të janë mëse korrekte.
Përse pranuat emërimin e kreut të ri të SHISH, z. Visho?
Presidenti është në pozicionin e tij për të zbatuar Kushtetutën dhe sigurisht për të mos u bërë pengesë për zbatimin e saj edhe nga institucione të tjera. Kryeministri i kërkoi presidentit për emrin e z. Visho dhe u zbatua ligji.
Si janë raportet tuaja me opozitën?
Nuk e keqkuptoj opozitën për qëndrimet e saj politike. Në rastin e votimit atë vendim mori, por ishte pjesëmarrëse në ceremoninë në betimin e presidentit. Unë e konsideroj të rëndësishme opozitën po aq sa mazhorancën.
Keni patur takim me z.Rama ?
Jo që nga ceremonia. Ka qenë periudhë pushimesh, më pas vizitat e mia.
A do ta ftoni z.Rama për të diskutuar për zhvillimet politike ?
Pse jo, ndoshta ky hap i takon vet presidentit dhe do ta ftoj z.Rama.
Ka patur një komunikim privat dhe ideja ka qenë shumë e sinqertë dhe nuk ka patur asnjë paramendim, por duhet patur parasysh që presidenti në aspektin protokollar nuk shkruan ftesa. Ka qenë një takim formal.
Çfarë raporte keni me kryeministrin?
Mjaft korrekte. Nuk mund të them se jam takuar shpesh, por jam takuar.
Do të ndërmerrni një nismë për t’i takuar Berishën dhe Ramën?
Nuk besoj që presidenti duhet të ndërmarrë një nismë të tillë, që të bashkojë z.Berisha dhe z.Rama sepse të dy janë shqiptarë, janë të dy që kanë peshën dhe eksperiencën e tyre politike dhe nuk kemi pse të krijojmë skenarë të tillë që presidenti sikur po bashkon dy njerëz që janë në betejë me njëri-tjetrin. Ata janë takuar gjatë zgjedhjes së presidentit. Kështu që nuk është e nevojshme që ne të krijojmë një atmosferë të tillë që presidenti të marrë shkopin magjik.
Mbi çfarë kriteresh do ta zgjidhni kryeprokurorin e ri?
Nëse do të ketë një prokuror të ri, do të kem parasysh integritetin profesional, moral dhe njeri kurajoz.
Ju keni identifikuar ndonjë emër?
Jo deri tani dhe nuk e kam menduar ende.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)